Mbyllja në orën 17:30, Vasili: Një maskarallëk politik, që ka zero ndikim mbi pandeminë!

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar sërish kundër vendimit të qeverisë për të mbyllur pas orës 17:30 qytetet  e shpallura si “zonë e kuqe” nga pandemia e koronavirusit si një maskarallëk politik, pasi siç thotë ai, ky vendim nuk ka asnjë efekt mbi pandeminë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet se refuzimi qytetar për zbatimin e këtij vendimi është i ligjshëm, sepse është një shterrethim politik pa argumente shkencore, pa fakte dhe pa statistikë.

Postimi i plotë

Mbyllja në orën 17.30 një MASKARËLLËK politik, që ka ZERO ndikim mbi Pandeminë!!

Tirana futet në shtetrrethim në orën 17.30.

Mos vallë coronavirusi “tërbohet” e del rrugëve vetëm pas orës 17.30??

Mos vallë Tirana që gumëzhin nga njerëzit gjatë paradites dhe ngujohet në shtetrrethim në 17.30 e beson kush se mbrohet kësisoj nga corona?

Mos vallë ekziston ndonjë shpjegim shkencor, që shpjegon këtë gjoja karantinë të shqyer me orë të tëra e që më pas mbyllet dhe fle në muzg?

Mos vallë ka ndonjë teori shkencore që shpjegon dot një idiotësi të tillë të ligë?

Kjo mbyllje ka ZERO efekt dhe vlerë shendetësore.

Kjo mbyllje ka ZERO argumente shkencore.

Kjo mbyllje ka ZERO efekt në kontrollin e Pandemisë.

Cilido pseudoprofesionist, që mund ta ketë mbështetur këtë turp ka shkelur mbi veten.

Ky është një MASKARËLLËK Politik, që s’ka asnjë lidhje me mbrojtjen nga Pandemia.

Si i tillë refuzimi i tij është i ligjshëm, sepse është një SHTERRETHIM politik pa argumente shkencore, pa fakte dhe pa statistikë.

Ky është dhunim lirie i paligjshëm.

Paligjshmëria REFUZOHET!!!

/ In News / By Admin / Comments Off on Mbyllja në orën 17:30, Vasili: Një maskarallëk politik, që ka zero ndikim mbi pandeminë!