Mehmetaj reagon ndaj Rudina Hajdarit: Shërbimet që i ka bërë qeverisë Rama, do ja kishte zili edhe vetë Elisa!

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj në rrjetin social facebook ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deputetes Rudina Hajdari.

“Tani, meqënëse Rudina që na u shit me principe përëndimore, ra në vulgun e Ramës e filloi komentet me gra e familje, po i kujtoj kodin e moralit të shqiptarit: Familja është e shenjtë, nuk preket”, shkruan Mehmetaj.

Statusi i plotë:

Me Rudinën nuk kam dashur të merrem kurrë, marrëzitë e saj i kam justifikuar me pamundësitë fizike dhe rrethanore që ka për të gjykuar drejtë!

Shërbimet që i ka bërë qeverisë Rama, do ja kishte zili edhe vet Elisa. Më duket se i është shtuar grupit të fortë të konkurencës që është krijuar brenda Rilindjes, se kush i bën më shumë hije shefit të madh. Nën siglën e PD, nuk la zyrë e derë pa hedhur vrer. Megjithatë, për këto, përgjigjen do e japë përballë votuesve të PD.

Tani, meqënëse Rudina që na u shit me principe përëndimore, ra në vulgun e Ramës e filloi komentet me gra e familje, po i kujtoj kodin e moralit të shqiptarit:
Familja është e shenjtë, nuk preket!

E përpara se të shesë moral e të bëj shenjtoren në hapsirën politike shqiptare, duhet ta dijë se për të qenë shenjtore nuk mjafton një “shën” përpara!

/ In News / By Admin / Comments Off on Mehmetaj reagon ndaj Rudina Hajdarit: Shërbimet që i ka bërë qeverisë Rama, do ja kishte zili edhe vetë Elisa!