Meta apelon : Eshte koha t’i jepet fund retorikave konfliktuale

metapatosjokonflikt

Ilir Meta: Shqipëria duhet të ecë më shpejt drejt Europës, ndaj është koha t’i jepet fund retorikave konfliktuale

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar sot një takim entuziast më qindra anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së në qytetin e Patosit. Në këtë takim ka qenë i pranishëm Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, si dhe Sekretari për Çështjet Ligjore në LSI, Spartak Braho.

 

Në këtë aktivitet janë anëtarësuar rishtas në LSI edhe 125 anëtarë të tjerë, një pjesë të të cilëve Lideri i LSI-së u dha dokumentet e anëtarësisë. Në fjalën e tij Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim, si një forcë e re dhe me energji pozitive është e përqendruar tek e ardhmja dhe tek zgjidhja e problemeve konkrete që kanë qytetarët.

“Është kënaqësi që ta nisim nga Patosi në emër në 100-viteve që vijnë të cilat kërkojnë që Shqipëria të ecë më shpejt në rrugën e zhvillimit, në rrugën e progresit, në rrugën e bashkëpunimit midis forcave politike dhe gjithë qytetarëve, në rrugën e mirëqenies dhe në rrugën e sigurimit të së ardhmes të çdo të riu këtu në Patos, në Fier dhe në të gjithë Shqipërinë. Ndaj Lëvizja Socialiste për Integrim, si një forcë e re dhe me energji pozitive është e përqendruar tek e ardhmja dhe tek zgjidhja e problemeve konkrete që kanë qytetarët, është e përqendruar tek garantimi i një perspektive më të mirë për të gjithë e në radhë të parë për të rinjtë. Të rinjtë janë fuqia më e madhe e këtij vendi, janë forca më progresiste dhe transformuese. Janë ata që shohin vetëm drejt së ardhmes”, tha z. Meta. Sipas tij LSI nuk ka kompleksepër të qenë objektivë me historinë. Kryetari i LSI-së deklaroi nga Patosi se lufta më e suksesshme kundër varfërisë është ajo që bazohet tek rritja e punësimit prandaj edhe politika e taksave duhet të synojë në rritjen e punësimit.

“Ne jemi krenarë për historinë tonë, me sukseset dhe me vështirësitë e saj. Sikurse tha dhe Luani nuk kemi komplekse. Nuk kemi komplekse për të qenë objektivë, për të vlerësuar çdo sakrificë dhe çdo përpjekje që paraardhësit tanë kanë bërë ne emër të një Shqipërie të pavarur, në emër të një Shqipërie të lirë, në emër të një Shqipërie më të mirë për të gjithë shqiptarët. Ne jemi një forcë për veprim, ne jemi një forcë për zgjidhje, ne jemi një forcë që synon të përmirësojë jetën e të gjithë qytetarëve shqiptarë e në radhë të parë të atyre që janë në vështirësi më të mëdha. Ndaj Patosi, qyteti i ndërtuar me punë, me djersë dhe me sakrifica, kërkon një vëmendje dhe një mbështetje më të madhe për të ardhmen prandaj dhe ne jemi sot këtu. Ne do ta vazhdojmë dialogun që kemi nisur me naftëtarët dhe me të gjithë shtresat dhe grupet e interesit për t’i mbështetur në realizimin e kërkesave të tyre të drejta. Do të vazhdojmë të interesohemi për rritjen e punësimit përmes stimulimit të biznesit fason, biznesit të vogël dhe biznesit të mesëm. Këto janë sfidat dhe problemet kryesore. Lufta më e suksesshme kundër varfërisë është ajo që bazohet tek rritja e punësimit prandaj edhe politika e taksave duhet të synojë në rritjen e punësimit”, vijoi fjalën e tij Kryetari i LSI-së, Ilir Meta. Ai u byru thirrje forcave politike shqiptare që është e rëndësishme t’i fillojmë mbarë 100 vitet që vijnë duke reflektuar në të ardhmen vullnetin e qytetarëve shqiptarë për tu bashkuar dhe për të zgjidhur problemet e tyre, për t’i dhënë fund retorikave konfliktuale dhe bllokimeve artificiale sepse Shqipëria duhet të ecë më shpejt në rrugën e progresit, të integrimit evropian dhe zgjidhjes së problemeve të qytetarëve të saj.

“Ne jemi sot këtu sepse kemi besim tek komuniteti i shkëlqyer i Patosit, tek tradita shumë e mirë që LSI-ja ka pasur që në fillimet e saja këtu më Patos. Kemi besim edhe se në të ardhmen Patosi do të jetë një nga qendrat më të fuqishme, jo vetëm në Qarkun e Fierit por në të gjithë Shqipërinë. Nga Patosi unë dëshiroj tu bëj një apel të gjitha forcave politike, në veçanti Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste,: Është e rëndësishme t’i fillojmë mbarë 100 vitet që vijnë duke reflektuar në të ardhmen vullnetin e qytetarëve shqiptarë për tu bashkuar dhe për të zgjidhur problemet e tyre, për t’i dhënë fund retorikave konfliktuale dhe bllokimeve artificiale sepse Shqipëria duhet të ecë më shpejt në rrugën e progresit, të integrimit evropian dhe zgjidhjes së problemeve të qytetarëve të saj. Ky është kontributi më i mirë që mund të japë çdokush për lartësimin e emrit të Shqipërisë në Europë dhe në botë por njëkohësisht edhe për lartësimin e dinjitetit dhe të krenarisë së çdo qytetare shqiptar, kudo ku ai është”, tha kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

Duke përfunduar z. Meta u shpreh se një LSI më e fuqishme do të thotë një politikë shqiptare më e përgjegjshme, do të thotë një politikë shqiptare më e arsyeshme, do të thotë një politikë shqiptare me këmbë në tokë për të zgjidhur problemet e të gjithë qytetarëve shqiptarë. “Ne jemi sot në Patos dhe do të vijmë përsëri dhe do të jemi më të fortë herës tjetër dhe çdo herë që do të vijmë do të jemi akoma më të fortë sepse radhët tona shtohen pandërprerë. Unë kam kënaqësinë sot që të falëndero 125 anëtarët e rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Patosit dhe kam kënaqësinë që të ftoj disa prej tyre që tu jap dokumentet e anëtarësisë në LSI, duke i uruar mbarësi atyre dhe të gjithë LSI-së së Patosit. Duke i falënderuar të gjithë për vullnetin e tyre për të aderuar në LSI, duke shprehur bindjen se radhët tona do të shtohen akoma më shumë në të ardhmen unë dua të shpreh besimin tim se fuqizimi i LSI-së nuk është vetëm në interes të anëtarëve, simpatizantëve dhe drejtuesve tanë por fuqizimi i LSI-së është në interes në të gjithë vendin sepse një LSI më e fuqishme do të thotë një politikë shqiptare më e përgjegjshme, do të thotë një politikë shqiptare më e arsyeshme, do të thotë një politikë shqiptare me këmbë në tokë për të zgjidhur problemet e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Rroftë populli i mrekullueshëm i Patosit! Rroftë LSI-ja! Rroftë Shqipëria evropiane! Fitore në 2013-n!”, përfundoi fjalën e tij në takimin në Patos, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti: Interesat e qytetarit, kryefjala e diplomacisë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, në fjalën e tij sot para qindrave anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së në Patos u shpreh se interesat e qytetarit janë kryefjalë e diplomacisë. Sipas tij kjo sepse duke mbrojtur qytetarin ne mbrojmë interesat e vendit, ne mbrojmë interesat e Shqipërisë, ne mbrojmë sovranitetin e Shqipërisë. “Në mënyrë të palodhur, në takimet që unë kam pasur ne vendet e rajonit veçanërisht në ato vende ku ne kemi prani të madhe të emigracioneve në Greqi, unë jam interesuar dhe kam këmbëngulur vazhdimisht që interesat e qytetarëve shqiptarë, të emigrantëve tonë, të respektohen të gëzojnë dinjitet, prestigj aty ku janë si kontribuues të rëndësishëm edhe gjatë zhvillimit të vendit ku ata ndodhen. Dhe nuk do lodhemi, nuk do rreshtim për të ngulmuar, për të insistuar, që qytetarët shqiptarë të kenë të drejtat të barabarta me qytetarët e vendeve ku ata zhvillojnë veprimtarinë, jetojnë, banojnë dhe punojnë.

Sipas tij “nga ana tjetër, lajtmotiv i politikës sonë të jashtme do të jetë edhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ne do të punojmë pa u lodhur me të gjithë ndjenjën e patriotizmit që na karakterizuar që ne themelim për të parë Shqipërinë si pjesë të vendeve të Bashkimit Europian sa më parë. “Ju e dini që LSI ka pasur dhe mban një qëndrim shumë konstruktiv, inkurajues për kompromisin që duhet të ekzistojë midis dy forcave kryesore politike, midis dy kampeve për të bërë të mundur avancimin e procesit të reformave, kalimin e ligjeve të cilat kërkojnë mbështetje me 3/5.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë ajo që ka inkurajuar dhe ka insistuar dhe vazhdon ta bëjë këtë me shumë përkushtim, me shumë kurajë që të përshpejtohet procesi i avancimit të reformave dhe i miratimit të ligjeve për të marrë sa më shpejt statusin e vendit kandidat për Bashkimin Europian. Dhe unë në krye të diplomacisë shqiptare nuk do lodhem për të bërë të gjithë lobingun e duhur pranë të gjitha kancelarive, të 27 vendeve të Bashkimit Europian në mënyrë që të rritet përkrahja për vendin tonë për marrjen e statusit dhe për avancimin e integrimit në BE deri në anëtarësimin e plotë të vendit tonë ne Bashkimin Europian. Kjo është LSI-ja, kjo është fryma që ajo ka rrezatuar dhe vazhdon ta rrezatojë në qeverisje, kjo është fryma mbarëkombëtare, patriotike që LSI ka pasur si udhëheqje të të gjithë aktivitetit të saj në qeverisje, në pushtet qendror, në pushtet lokal, në kontaktet me njerëzit, në kontakte me strukturat, me simpatizantët dhe ajo që është më kryesorja është që ne kemi treguar që jemi një forcë serioze, një forcë koherente, një forcë që respekton paktet, u përmbahet marrëveshjeve”, tha ndër të tjera në fjalën e tij, ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti.

Sekretari i Përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama: LSI, mbrojtje pa asnjë lëshim të gjakut të derdhur për lirinë e vendit.

Sekretari i Përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama, deklaroi sot nga Patosi se LSI ka mbrojtur dhe do të mbrojë pa bërë asnjë lëshim çdo pikë të gjakut të derdhur për lirinë e këtij vendi. “Përmes këtij takimi sot ne natyrisht jemi këtu për të konfirmuar jo vetëm faktin që jemi pranë dhe një me interesat e të gjithë banorëve të Patosit dhe rrethinave të tij, por për të konfirmuar që jemi të vendosur të mbrojmë dhe të çojmë më tej gjithë kontributin, sakrificat dhe arritjet që ju keni shënuar. Vijmë në këtë takim pasi kemi festuar me nderim të madh 100-vjetorin e pavarësisë dhe 29 Nëntorin, ditën e çlirimit të atdheut. Qëndrimi i LSI-së ka qenë dhe mbetet konstant, i pandryshueshëm.

Ne mbrojmë dhe do të mbrojmë pa bërë asnjë lëshim çdo pikë të gjakut të derdhur për lirinë e këtij vendi. Mbrojmë dhe do të mbrojmë çdo sakrificë të bërë. Mbrojmë dhe do të mbrojmë me krenari çdo pikë djerse të derdhur nga baballarët, nga nënat, nga prindërit tanë për të ndërtuar Shqipërinë e lirë dhe të pavarur. Kjo që bëjmë vjen si mesazh i madh i sakrificës sublime që kanë bërë 28 mijë dëshmorët që derdhën gjakun për lirinë e atdheut, por edhe të gjithë dëshmorëve të tjerë që janë sakrifikuar në Shqipëri, në Kosovë dhe gjithkund ku gjenden shqiptarët”, tha z. Rama.

Sipas tij shembulli, modeli dhe kuraroja e z. Meta është një arsye më shumë sepse edhe 125 banorë të Patosit bashkohen sot me Lëvizjen Socialiste për Integrim. “Për mua është një rast fatlum që jam sot këtu me kryetarin e LSI-së Ilir Metën, pasi shembulli, modeli dhe kuraroja e tij është një arsye më shumë sepse edhe 125 banorë të Patosit bashkohen sot me Lëvizjen Socialiste për Integrim, bashkohen sot me familjen tonë të madhe që të gjithë së bashku të ecim më shpejt, që Shqipëria të mbërrijë më shpejt në Europën që gjithashtu ecën më shpejt. Motra dhe vëllezër, më lejoni të evidentoj përpara jush edhe një moment tjetër të rëndësishëm”, vijoi ai. Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, përgëzoi qëndrimin dinjitoz dhe atdhetar që mbajti z. Panariti në mbrojtje të çështjes çame, sepse sipas tij ka qenë artikulimi më i qartë dhe artikulimi që presin të gjithë qytetarët shqiptarë. “Foli përpara meje ministri i Jashtëm z. Edmond Panariti. Edhe në Patos dua ta përgëzoj për qëndrimin dinjitoz dhe atdhetar që mbajti në mbrojtje të çështjes çame, sepse ka qenë artikulimi më i qartë dhe artikulimi që presin të gjithë qytetarët shqiptarë nga Çamëria, nga Çamëria e këtu dhe që kërkojnë zgjidhjen evropiane të kësaj çështjeje në Shqipërinë Europiane që do të ndërtojmë së bashku. Prandaj, nën ritmin tonë “të ecim më shpejt”, të ecim më shpejt dhe më me guxim, sepse Shqipëria nuk ka kohë për të humbur me ata që merren me mbretër por dhe me ata që sillen si mbretër.

Shqipëria nuk ka kohë për të humbur edhe me ata që vetë quhen socialistë, por nuk guxojnë të thonë meritën e atyre që çliruan Shqipërinë gjatë luftës Nacional Çlirimtare dhe nuk guxojnë të flasin një fjalë për naftëtarët, për naftëtarët e Patosit dhe të gjithë Shqipërisë, për minatorët e Shqipërisë, për ushtarakët e Shqipërisë, për mësuesit, mjekët, inxhinierët dhe të gjithë ata që u sakrifikuan në 50 vite me radhë duke ndërtuat Shqipërinë e lirë, Shqipërinë qytetare të denjë për Bashkimin Evropian. Prandaj LSI është forca reale që mendon dhe punon për Shqipërinë Evropiane, sepse LSI nuk ka kompleksin e të shkuarës, LSI është krenare për çfarë kanë bërë gjyshërit dhe baballarët tanë dhe është e vendosur të përmbushë ëndrrën e të rinjve që është Shqipëria Europiane”, përfundoi fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama.

/ In News / By LSI / Comments Off on Meta apelon : Eshte koha t’i jepet fund retorikave konfliktuale