Monika Kryemadhi: Nëse ne nuk do të kemi të rinj dhe të reja të cilët duan të krijojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri nuk mund të ketë një shtet që ndërton institucione të forta

Fjala e Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi në takimin me strukturat e LRI-së

Përshëndetje, nuk mund t’i përmend të 600 emrat që janë në këtë sallë, sepse sot kanë ardhur gjimnazistë. Sot Lëvizja Rinore për Integrim ka mbledhur 12 shtabet elektorale të Lëvizjes Rinore për Integrim që do drejtojnë fushatën e zgjedhjeve e të rinjve të LSI në zgjedhje të 2019. Në fakt takimi përveç se na mbledh përsëri bashkë pas aktivitetit të radhës, takimi sot ka një objektiv tjetër, ka një objektiv për ndërgjegjësimin dhe zgjimin e të gjitha qelizave të trurit për të filluar angazhimin dhe për të sensibilizuar familjarët, rrethin tonë shoqëror sepse situata është emergjente, do dëshirojë të më dëgjonit me vëmendje sepse është shumë e rëndësishme, thelbit tonë politik. Lëvizja Rinore për Integrim, nuk ka nevojë t’ua shpjegojë se jeni ju ata që e keni mbajtur gjallë, jeni ju ata që i keni dhënë forcë, jeni ju ata që e keni motivuar, por Lëvizja Rinore për Integrim ka një rol të veçantë për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Është fryma, është shpirti dhe është motivimi. Sot, secili nga ju në këtë sallë ka moshën e fëmijëve të mi, të Borës dhe Besarit. Motivi im është i shumëfishtë. Dua të dëgjoni se është shumë e rëndësishme ajo që çka ne do të nxjerrim nga kjo sallë sot. Sot, fati i rinisë shqiptare është në diskutim. Dje lexoja një intervistë të një eksperti në Ministrinë e Arsimit dhe thoshte që vetëm në 3 vite, 23 mijë maturantë elitarë të Shqipërisë kërkojnë për t’u larguar nga Shqipëria nga rrugë zyrtare, pra vetëm për 2018, mbi 9 mijë maturantë elitarë me mesatare më të lartë kanë kërkuar për tu larguar nga Shqipëria, pa llogaritur se sa të tjerë ikin në rrugë private.

Kjo në një anë është shumë e mirë, sepse tregon që rinia jonë është e aftë për tu përballur me konkurrencën evropiane apo botërore, por nga ana tjetër ne e dimë shumë mirë që mungesa e besimit së rinisë Shqiptare në sistemin tonë arsimor është jashtëzakonisht e madhe. Kjo është një fatkeqësi, kjo është një fatkeqësi që na ka rënë, ashtu si dukur në mesjetë binte murtaja apo kolera, sot në Shqipëri ka rënë një sëmundje shumë e madhe dhe e rrezikshme, mungesa e besimit dhe mungesa e shpresës që për në do të thotë shkrirje dhe reduktim total, nëse ne nuk do të kemi të rinj dhe të reja të cilët duan të krijojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri nuk mund të ketë një shtet që ndërton institucione të forta.

Nëse ne do të kemi të rinj dhe të reja që duan të ikin nga Shqipëria për të mos e kthyer më kokën mbrapa, ne nuk do të kemi më mësues, nuk do të kemi më inxhinierë, nuk do të kemi më mjek, nuk do të kemi më liderë që ta drejtojnë këtë vend në rrugën e duhur sepse për hir të së vërtetës në këto 27 vite tranzicion klasa politike ka punuar mbrapsht, ku pjesë e saj jemi edhe ne politikanët e vjetër të politikës shqiptare. Pse? Sepse duhet ta kishim ngritur zërin shumë më përpara, por më vonë se sa kurrë, ndaj sot të gjithë së bashku duhet të ndërtojmë axhendën tonë të punës, një axhendë intensive, e cila nuk të bëjë me angazhimin personal të secilit nga ne, e tha edhe Floida që secili nga duhet të thërrasë 10 shokë ne ekipin e tij të punës, po është e vërtetë, sot ju këtu jeni 600 veta, po themi 600 misionarë të cilët keni përballuar jo vetëm fushatën e 2017, por keni përjetuar të gjitha protestat, në të cilat në këtë hark kohor të Lëvizjes Socialiste për Integrim të dalë në opozitë, nga korriku 2017 e deri më sot, është një nga vitet më intensive që ndonjëherë ka parë klasa politike dhe jeta politike shqiptare të një opozite në këto 27 vite tranzicion.

Por kjo gjë nuk do ishte e mundur pa angazhimin e strukturës tuaj, kësaj strukture energjike dhe motivuese, kësaj strukture që motivon çdo njeri, motivon Monikën si kryetare Partie, motivon Monikën si nënë, motivon Monikën si bashkëshorte, motivon Monikën si motër, motivon Monikën si bijë. Secili nga ju motivon prindërit tuaj, secili motivon rrethin tuaj shoqëror dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse misioni i një prindi ta keni parasysh dhe ta dini sepse shumë shpejt do të bëheni edhe ju prindër në të ardhmen. Misioni i një prindi është një jetë më e mirë dhe më e sigurte dhe më e begatë për fëmijët e tyre dhe unë jam e bindur që në momentin që prindërit tuaj në sytë tuaj, në mendjen dhe zemrën tuaj do shikojnë forcë, do shikojnë besim në vetvete për të luftuar këtë të keq që i ka rënë këtij vendi, mungesën e besimit dhe shpresës ata do të jenë më të fortë se ju, më të motivuar se ju dhe më luftarak se ju sepse një prind për fëmijët e tij jep edhe jetën.

E them këtë sepse sot ne na duhet të motivojmë të gjithë shoqërinë shqiptare, të motivojmë shoqërinë shqiptare për një situatë të tmerrshme që ka kapur Shqipërinë. Ngjarja e “Unazës së Re” është një ngjarje që ju të gjithë e keni ndjekur sot, po bëhet gati një muaj që banorët e Unazës së Re kanë dal në protestë dhe në fakt shikon nga mënyra nga më të ndryshmet, makineri propagande që në një anë  thonë për 300 shtëpi nuk do të bllokojmë infrastrukturën dhe në anën tjetër shikon banorë që është radha e dhunimit që u ka ndodhur atyre. Unë dua t’ju them diçka që ju duhet ta shpërndani kudo që jeni, nuk jemi kundër rrugës, nuk jemi kundër zhvillimit, madje përkundrazi e motivojmë dhe e stimulojmë atë, pro ama jemi kundër arrogancës dhe papërgjegjshmërisë së shtetit që shkel me këmbë qytetarët e saj, jemi kundër vjedhjes që bëhet prej 48 milionë eurosh, se kanë harruar se është edhe 20%-shi i TVSH-së. Pra, 40 milionë shkon rruga, plus 20% TVSH. Pra, edhe 8 milionë të tjera që do t`i shtohen faturës së rrugës, të cilat hidhen dhe janë ashiqare, dukshëm një vjedhje e jashtëzakonshme jo vetëm e buxhetit të shtetit, të taksave që paguajnë qytetarët shqiptarë me litarin në fyt që çdo ditë e më shumë i shtrëngohet, por është edhe vjedhje e pronave, e mundit dhe e djersës së atyre banorëve në Unazë të Re. Prandaj, arroganca e Edi Ramës dhe e grupit të tij kriminal duhet të jetë e kujdesshme, sepse nganjëherë aty ku mendon që je më i fortë, je shumë më i dobët. Aty ku mendon që je i imponueshëm, je shumë i brishtë. Dua t`ju them që të paktën LRI-a e Tiranës, por edhe të gjithë ju drejtuesit nëpër qarqet e tjera, duhet të flisni çdo ditë. LRI-a e Tiranës duhet tu bashkohet me miqtë e tyre banorëve të Unazës së Re në protestën e tyre për t`ju thënë që ju nuk jeni vetëm., ne jemi me ju, ne do t`ju përkrahim ju. Ky është vetëm fillimi i fundit të Edi Ramës. Jo Edi Ramës si individ, por i Edi Ramës si një lider i keq që e mbolli Shqipërinë me drogë , që shkatërroi të ardhmen e të rinjve shqiptarë, që shkatërroi bizneset, që mbylli bizneset e shqiptarëve, që shkatërroi arsimin e të rinjve shqiptarë, që shkatërroi çdo gjë dhe çdo ëndërr të atyre 400 mijë të rinj dhe të rejave që po largohen nga Shqipëria. Ky lider nuk i kushton vëmendje të rinjve shqiptarë, përkundrazi, i injoron ata. Ky lider nuk i kushton vëmendje bizneseve shqiptare, përkundrazi, i mbyll ata. Ky lider nuk i kushton vëmendje arsimit, përkundrazi, e shkatërron atë sepse një rini shqiptare e pa shkolluar jo e fortë ekonomikisht dhe pa personalitet, është shumë e kollajshme për ta nënshtruar dhe për ta kthyer në skllavë të krimit të organizuar dhe të trafiqeve të drogës, që tashmë Edi Rama Shqipërinë e ka kthyer në qendër të tyre.

Shumëkush të cilët kanë besuar dhe kanë menduar që Shqipëria do bëhej një ditë, janë bërë pesimistë. Kam disa ditë që takoj individë të caktuar, personalitete në fushat e tyre të cilët ata kanë hulumtuar dhe ndihen shumë pesimistë. Ndihen pesimistë për shkak të reagimit të shoqërisë shqiptare . Ndihen pesimistë për shkak të forcimit ekonomik të Edi Ramës, ku thonë është forcuar ekonomikisht me paratë e drogës. Ka nënshtruar Policinë e Shtetit, kanë nënshtruar Prokurorinë, kanë nënshtruar Gjykatat dhe kanë nënshtruar grupin diplomatik që i përdor sa herë t`i dojë qejfi. Ndihen të frustruar dhe pesimistë.

Por, unë ju them herë pas here dhe iu kërkoj ndoshta edhe me delikatesë po them që nëse do kishte mbi 1000 të rinj që do rrinin para zyrës së Kryeministrisë së Edi Ramës, non-stop për t`i thënë atij që të mos i trajtojë shqiptarët si qenie që nuk ekzistojnë. Mos t`i trajtojë shqiptarët si individë apo si karikatura në pikturat e tij. Mos t`i trajtojë shqiptarët si skllevër të grupit dhe të sektit të tij. Jam e bindur që situata do ndryshonte dhe përgjigja e tyre: A do ndodhë një ditë kjo? Unë sot dua t’ju bëj një pyetje. A do të ishit të gatshëm ju të ftonit të rinjtë e forumit rinor të PD-së, forumit rinor eurosocialist shqiptar, qofshin këto të rinj dhe të reja të çdo partie politike apo edhe që s`kanë votuar asnjëherë?

A do ishit të gatshëm ju që t`i ftonit ata për t`i bërë ballë një njeriu që fatkeqësisht me votat e LSI në 2013-ën kur u bë Kryeministër, të cilat e fuqizon dhe e ndihmuan për të uzurpuar shtetin shqiptar? A do ishit të gatshëm ju për tu ngritur murin e ndalesës të këtij njeriu të çmendur që po merr në qafë Shqipërinë dhe shqiptarët? Po shkatërron të rinjtë dhe të ardhmen e tyre. A do ishit të gatshëm ju për t`i thënë stop këtij njeriu dhe grupeve të tij kriminale? Nëse njëri nga ju këtu do të jetë gati, unë jam totalisht me to.

Kjo është pika e parë e rendit tonë të ditës, kontakti dhe takimi me të rinjtë për t`i pyetur nëse duan ta ndryshojnë këtë realitet. Nëse duan të ndryshojnë këtë situatë. Kjo është detyra e secilit nga ju që nga Shkodra e deri në Vlorë, që nga Korça në Sarandë, që nga Dibra në Skrapar. Kjo është sfida që ne kemi gjatë fazës së parë të civilizimit. E tha pak më përpara Floida, që duhet ngritur grupi i punës. Unë jam e bindur që secili nga ju ka 10 shokë dhe ju bëheni 10 veta. Këta 10 veta janë të bindur që mund të bëjnë nga 100 vota. Kështu do të shkojë zinxhiri. Zinxhiri i ndryshimit të realitetit. Zinxhiri i ndryshimit të kësaj fatkeqësie që i ka rënë Shqipërisë. Besoj të gjithë e keni lexuar librin ‘Dashuri në kohën e kolerës’

Dhe ne sot jemi protestë në kohën e kolerës, për ta luftuar këtë sëmundje që po zhduk shqiptarët, këtë sëmundje që po i plak shqiptarët sepse nga populli më i ri që ka qenë në Europë është kthyer në një nga popujt më të plakur të Ballkanit, nuk mund t’ju them motra dhe vëllezër se jeni shumë më të vegjël. Mund të bënit një zgjidhje shumë të thjeshtë secili nga ne të qetësohet të merrte një vendim brenda vetes së tij, për të ikur dhe për tu larguar, për të ndërtuar një jetë ndryshe, por ndryshe nga të tjerët, ne kemi bërë një zgjidhje tjetër për të qëndruar këtu dhe për ta ndryshuar këtë realitet.

Sepse po të largoheni, mbas shumë vitesh kur të bëheni prindër, dhe fëmijët tuaj të thonë çfarë është Shqipëria, por të ndihet një krenar që fëmijët tuaj të rriten në Shqipëri, të jenë konkurrent të çdo të riu dhe të reje në Angli, në Gjermani, në Francë, në Spanjë, në Itali. Sepse shqiptarët gjenetikisht janë popull i zgjuar, gjenetikisht shqiptarët janë një popull energjik, prandaj këtë gjen që kemi ta nxjerrim në pah dhe ta kthejmë këtë në pikën tonë të fortë duke i ndryshuar realitetin e dhimbshëm këtij vendi.

Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme për ço gjë, të jetë pjesë në çdo aksion tuajin, ashtu siç kemi qenë. Puna juaj kryesore është që të punojmë çdo ditë, gjimnazistët në çdo klasë për ti sensibilizuar, dhe kush është sensibilizimi? Sensibilizimi është për të ndërgjegjësuar edhe mësueset sepse ata që janë më të kërcënuar më shumë se kushdo tjetër, të cilët kërcënohen me bukën e fëmijëve, të cilët kërcënohen me portalin famëkeq të Edi Ramës për ti hequr nga puna. Duhen ndërgjegjësuar ata sepse janë ta që do të edukojnë brezat e ardhshëm për ti bërë shqiptarët me integritet dhe me dinjitet.

Nëse ne do të kemi një mësues të përulur, një mësues të kapur atëherë do të ngrihej nga varri Petronini Luarasi, Motrat Qiriazi sepse jo vetëm do të ndiheshin të fyer, por të ndiheshin të vrarë për herë të dytë, jo nga pushtuesit, por nga vëllezërit dhe nga motrat e tyre, prandaj mësuesit tanë, ju nxënësit e gjimnazeve duhet ti sensibilizoni për të reaguar ndaj kësaj farse, e cila jo vetëm shkatërroi arsimin, por po shkatërron shpirtin dhe të ardhmen e një kombi.

Studentët kudo që janë, në çdo universitet duhet të kuptojnë që universitete shqiptare, janë universitet publike, janë universitete që paguhen nga taksat e prindërve të tyre, janë universitet të cilat nuk janë për të bërë lojëra politike të grupeve të caktuara, por janë universitete që duhet të çojnë para dijen dhe kërkimin shkencor. Studentët duhet të përballen edhe me korrupsionin, duhet të përballen edhe me kushtet e vështira, duhet të përballen edhe me padijen që po ulet këmbëkryq  në universitet tona sepse pedagogët e mirë largohen sepse nuk asnjë të ardhme, nuk kanë mundësinë e pagesave dhe ngelemi në dorë të mediokritetit ashtu siç po ndodh rëndomtë tashmë në universitetet publike.

Sepse strategjia e qeverisë së Edi Ramës është shkatërrimi i universiteteve. Dhe po shkatërrove universitetet ke shkatërruar të ardhmen e një kombi. Prandaj studentët shqiptarë, ata që në ’90 ishin në krye të të gjithë lëvizjes për rrëzimin e regjimit komunist, ata sot duhet të jenë në krye të lëvizjes për emancipimin, edukimin dhe civilizimin e brezit të ri shqiptar. Të gjithë ata të rinj dhe të reja të cilët kanë në dorë sot nga një diplomë, diplomë e cila po humbet vlerën çdo ditë e më shumë për shkak të mungesës së vendeve të punës, ku shikojmë studentë juridiku apo të ekonomikut që përfundojnë ose në call center, ose në pikat e basteve, ose në fasone, ose kamarierë. Jo se duhet të kemi frikë dhe turp nga puna, sepse puna është nder, por për të gjithë këta të rinj dhe të reja duhet të sensibilizoheni, të revoltoheni dhe të protestojmë. Të angazhoheni për të krijuar një ambient komplet të ri. Sepse zgjidhja nuk është largimi. Zgjidhja është krijimi i një klime që secili nga ne të krijojë mundësinë për të hapur biznese të reja, për të krijuar vende të reja pune, për ta zhvilluar dhe evoluar më së miri ekonominë shqiptare.

Sepse një popull i ri i ka mundësitë për të zhvilluar dhe për të implementuar programe më të mira, më të fundit dhe më të rejat. Shqiptarët kanë ditur ta bëjnë, e anë bërë dhe do vazhdojnë ta bëjnë. Vetëm një njeri frikacak dhe një njeri i lig do të mundohet t’i ndalojë ata. Prandaj ne nuk na ndalon dhe na frikëson dot Edi Rama më grupet e tij. Pra të gjithë së bashku, me gjimnazistë e studentë, me të rinj dhe të reja, të shkolluar e të pa shkolluar, t’i japim dorën njëri tjetrit, për t’i dhënë forcën dhe besimin në radhë të parë prindërve tanë, vëllezërve dhe motrave tanë, mësuesve tanë, pedagogëve, mjekëve, komshinjve, shoqërisë, të gjithëve se ky realitet mund të ndryshojë po të jemi të gjithë së bashku. Këtu mund të vazhdoj e të flas pafund, por në ditët në vazhdim me të gjitha grupet e punës ne do të jemi në kontakt.

Shtabet e Lëvizjes Rinore për Integrim  do të kooperohen brenda shtabeve të LSI-së dhe të LGI-së. Mos harroni që në bazë të statutit të LSI-së, 30% e listave për këshilltarë në bashki janë të LRI-së. Ju keni përgjegjësinë e madhe të kandidatëve dhe kandidateve, të cilët duhet të jenë jo vetëm dinjitozë dhe me integritet, por duhet të jenë dhe ata përfaqësues të cilët e meritojnë për të pasur siglën e LRI-së. Është një punë e madhe, por përveç se është një punë e madhe është dhe një punë e bukur sepse ju jep shansin dhe mundësinë për t’u njohur më shumë më njëri-tjetrin. Unë dua të them që Lëvizja Rinore për Integrim rritet.

Unë dua të them që LRI rritet çdo ditë. Sot pjesa më e madhe e LSI në të gjithë Shqipërinë për fatin e saj të mirë, drejtohet motivohet dhe organizohet nga ish-Lëvizja Rinore për Integrim. Kryetarja e parë e LRI është sot Nënkryetare e LSI. Kryetari I dytë, Braimllari është sot Sekretar i Përgjithshëm i LSI. Kjo do të thotë që në themelimin e saj LSI nuk u krijua si një forcë politike në shërbim të një grupi njerëzish por u krijua si një forcë politike për ti shërbyer të rinjve, për tu hapur rrugën të rinjve. Për ti krijuar shanset dhe mundësinë, brezit të ri, të rinjve shqiptarë dhe të rejave shqiptare që ky vend bëhet dhe do të bëhet dhe do të lulëzojë vetëm po të drejtohet nga ju, të rinjtë, zemra forca dhe energjia e këtij populli.

Ndihem krenare sot që jam këtu, ndihem me besim të plotë por ndihem dhe e gatshme për të bërë një premtim.  Shqiptarët janë mësuar të dëgjojnë premtimet e politikanëve që asnjëherë nuk I mbajnë. Por unë sot këtu me ju kam një premtim zemre. Kam një premtim ashtu siç nënat tuaja kur ju përkundnin dhe ju ushqenin me gji, i luteshin Zotit që t’u ruante dhe t’u mbronte, unë sot përpara jush dhe përpara Zotit, me kosto apo pa kosto nuk do të ndalem në asnjë moment, për të denoncuar çdo krim që bëhet ndaj të rinjve shqiptarë. Nuk do të ndalem për të thënë të vërteta që ndoshta janë të hidhura  dhe nuk mund t’u pëlqejnë sepse ka ardhur koha që politikanët shqiptar të jenë të drejtpërdrejtë, jo vetëm me veten e tyre por duhet të jenë të drejtpërdrejte, transparentë, të pastër, të sinqertë, në fjalët dhe punën e tyre që bëjnë. Pse? Shqiptarët janë populli më I vjetër në Ballkan, por janë dhe populli që kanë vuajtur më shumë nga të gjithë. Prandaj nuk meritojnë më të tallen, por meritojnë besimin, meritojnë dashurinë  e klasës politike.

Kur thashë që ju betohem sot, e them sinqerisht. Për mua Zoti është një institucion hyjnor i cili më drejton dhe më udhëheq në rrugën e drejtë. Besoni në Zot, sepse duke besuar në Zot do besoni në Atdhe. Duke besuar në Zot, do besoni në familje. Duke besuar në familje do besoni në të ardhme. Një Shqipëri pa familje, nuk ka të ardhme. Një Shqipëri pa rini, nuk ka as familje dhe nuk do të ketë as emër. Prandaj po ju them sot që nuk do të ndalem deri sa të kem frymë, nuk do të ndalem sepse misioni im nuk është mision për të qenë kukull, as për të qenë një mision kalimtar nga një dorë në tjetrën. Misioni im është që t’i kthehet politika të rinjve dhe të rejave shqiptarë, që t’i kthehen fatet e të rinjve në dorë, jo të atyre vajzave dhe djemve të përkëdhelur, të cilët përfitojnë çdo gjë nga mami dhe babi, por të atyre djemve dhe vajzave të cilët me librat mbi gjunjë punojnë për të fituar bukën e gojës dhe për të mbajtur familjet e tyre. Për ata djem dhe vajza, të cilët sakrifikojnë, apo janë dhe jetimë dhe përballen më fatkeqësitë dhe vështirësitë , apo dhe me varfërinë, ky është misioni im: t’iu kthehet politika dhe vendimmarrja këtyre të rinjve. Këtyre të rinjve të cilët njohin punën, njohin të mirën, njohin dhe të keqen. Duhet të kuptojmë diçka. Nuk mund të lejoni ju që të vendosin për fatin tuaj të tjerët. Duhet t’i merrni fatet tuaja në dorë dhe të vendosni ju për fatet tuaja. Unë ju falënderoj, ju jam shumë mirënjohëse dhe jam e bindur që në ditët në vazhdim do të jemi në kontakt me njëri-tjetrin. Dhe integrimi i strukturave të LRI-së, në çdo shtab elektoral të qarkut, në çdo shtab elektoral bashkie, në çdo shtab elektoral njësie administrative, rajoni apo lagjeje. Deri në zbërthimin e saj në qendrat e votimit. Puna me votuesit për herë të parë, puna me studentët, puna me të rinjtë, dhe më pas delegimi dhe evidentimi i çdo vote gri, i çdo vote e cila është e pamundur për t’u kapur, është detyra juaj për ta evidentuar dhe për ta çuar drejt kutisë së votimit. Ashtu sikurse të gjithë shokët dhe shokët tanë të cilët sot nuk janë këtu, por për arsye të tyre, qofshin këto ekonomike apo studimore janë jashtë Shqipërisë, duhet t’i ri kontaktojmë të cilët network-un e tyre ta kthejnë në avantazh dhe ta kthejnë në eficiencë të plotë për të shpërndarë kudo misionin tonë. Zoti ju ruajte ju dhe familjet tuaja.

 

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Monika Kryemadhi: Nëse ne nuk do të kemi të rinj dhe të reja të cilët duan të krijojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri nuk mund të ketë një shtet që ndërton institucione të forta