Ndryshimet në Kodin Penal, Kryemadhi: Parlamenti votoi ato që propozoi Ilir Meta, nuk kishte pse të mos firmoste

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një interviste për emisionin “Java” në RTSH ka komentuar miratimin e Ndryshimeve në Kodin Penal nga Presidenti Meta. Sipas saj, Parlamenti ka votuar ato çfarë propozoi Ilir Meta dhe në këtë pikë ai s’mund të mos firmoste.

Pjesë nga intervista

Ilir Meta firmosi ato çfarë propozoi Edi Rama apo Parlamenti votoi ato çfarë propozoi Ilir Meta.
Vangjeli: Të dyja bashkë…
Jo, Parlamenti votoi ato çfarë propozoi Ilir Meta. Kështu që Ilir Meta nuk kishtë pse të mos firmoste gjërat që propozoi vetë, kështu që Ilir Meta është në rregull me veten e tij. E dyta, tani për histerinë po themi gazetareske se ‘përse e bëri’? Një pyetje, ka njerëz që paskan pasur këtë problemin e kodit penal, po 9 javë që ai i mbajti të mbyllur pa kod penal, që i mbajti në mënyrë të paligjshme pse nuk protestuan këta? Pse nuk bërtitën këta?

/ In News / By Admin / Comments Off on Ndryshimet në Kodin Penal, Kryemadhi: Parlamenti votoi ato që propozoi Ilir Meta, nuk kishte pse të mos firmoste