Panariti: Me cilin “kandar” do ti peshojmë shkencën dhe shkencëtarët te ne?

Nga Edmond Panarit:

Me cilin “kandar” do ti peshojmë shkencën dhe shkencëtarët te ne?

Këtë padyshim duhet ta përcaktojnë universitetet dhe akademia. Me pas natyrisht e vendos qeveria me akt normativ.
Unë këtu po ndaj thjesht mendimin tim:

Së pari, pyetja shtrohet se si do ta bëjmë vlerësimin e publikimeve shkencore ?
Cilën bazë të dhënash ndërkombëtare do të përdorim si “peshore”? Do të përdorim bie fjala Scopus, Ëeb of Science, Researchgate, Google Scholar .. etj..?
“Ka me dhjetëra të tilla , por duhet marrë një vendim dhe sa më parë . Vlerësimi i numrit dhe i impaktit të botimeve, sigurisht është kriter i rëndësishëm por jo i mjaftueshëm. Sepse unë njoh të paktën dhjetë nobelistë, të cilëve ju është refuzuar botimi i punës së tyre të marrjes se çmimit, në revista shkencore, por megjithatë e morën titullin me inovacion ose produkt teknologjik në shërbim të njerëzimit. Pyesni për këtë Rosalin Yaloë, fituesen e Çmimit Nobel në mjekësi në vitin 1977, apo Kary Mullis fitues i çmimit Nobel në Kimi në 1993 por edhe shumë te tjerë që u refuzuan por ama fituan.

Se dyti “Produkti”! Pra si do te bëhet vlerësimi i produktit shkencor. Ku është zbatuar ai? Çfarë ka zgjidhur ai? Çfarë ka përmirësuar apo krijuar në shoqëri, industri, mjekësi, Bujqësi? Kush e përdor? A është i patentuar?

Se treti, sa fonde dhe para kanë “nxjerrë” dhe tërhequr me aplikime shkencëtarët tanë me propozimet e tyre brenda dhe jashtë vendit. Se katërti, sa vlerësime kombëtare dhe ndërkombëtare, çmime, grada, tituj etj kanë marrë kërkuesit tanë? Sigurisht ka edhe më shumë se kaq, por ajo që dua të shpreh është se duhen jo një por shumë gurë peshe, për të matur rëndesën dhe rëndësinë e shkencës dhe shkencëtarëve shqiptarë.