Parlamenti Europian voton liberalizimin e vizave me Kosovën, reagon Klajda Gjosha

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha më anë të një postimi ka reaguar në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Gjosha ka uruar që ky vendim i Parlamentit Evropian të miratohet edhe nga  Këshilli i Minstrave të BE.

Statusi i Klajda Gjoshës në facebook:

Parlamenti Europian sapo ka votuar pro liberalizimit të vizave me Kosovën. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për një popull që ka lëvizur i lirë atëherë kur të gjithë ne kishim mure dhe sot në 2018 ende diskutohet lëvizja e tyre e lirë.

Kjo është përgjigjia më e mirë që mund t’i jepet debatit të fundit lidhur me ridizenjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ballkani nuk ka nevojë për më shumë kufij por për një bashkëjetesë më të mirë mes tij dhe Bashkimit Europian.

Shpresoj shumë që të gjitha institucionet e tjera Evropiane dhe sidomos Keshilli i Ministrave të BE të miratojë këtë vendim të sotëm të Parlamentit Evropian. 🇪🇺🇽🇰 – ka shkruar Gjosha.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Parlamenti Europian voton liberalizimin e vizave me Kosovën, reagon Klajda Gjosha