Petrit Vasili: Dekalogu i mafies së vërtetë, që është shteti i Rilindjes.

Nga Petrit Vasili

Dekalogu i mafies së vërtetë,që është shteti i Rilindjes.

1.Rilindja nuk është ajo, që qeveris në asnjë moment punët e shtetit,por mafia qeveris shtetin dhe pushtetin.

2.Rilindja krijon përditë në parlament alibitë ligjore për legjitimimin e mafies në shtet dhe në pushtet.

3.Rilindja ndërton buxhetin e shtetit si një portë gjigande nga hyn dhe del paraja e mafies,si vjedhje tenderash,koncesione gjithfarësh,përvetesim pronash publike etj etj..

4.Rilindja neutralizon e copton drejtësinë,paralizon dhe kap prokurorinë,që mafia në asnjë menyrë të mos dënohet e pengohet prej saj.

5.Rilindja blen mediat që të vertetat e mafies në pushtet të mos bëhen pronë e opinionit publik.

6.Rilindja i mbron hapur mafiozët sepse shtetin jua ka dhënë atyre dhe prej tyre varet.

7.Rilindja ka një kryeministër me një platformë e model promafie nga e cila ai udhëhiqet dhe të cilën mafia vetë ja ka përgatitur,ndërsa kryeministri është thjesht buratini që e shqipton,që merr meditjen për shërbimin e kryer dhe që rri në karrige për sa kohë që mafia e gjykon.

8.Rilindja e mbush administratën më të dënuar dhe të korruptuar sepse mafia punon me lehtë me ta.

9.Rilindja paralizon policinë dhe dekurajon e godet ata qe e luftojne krimin dhe trafiqet,qe mafia te jete e qete dhe e pa penguar ne punen e saj kriminale.

10.Rilindja eshte gjithnje ne krah te pushtetarit dhe gjithmonë kundër qytetarit, sepse qytetari me ndërgjegje shoqërore është armik i mafias.

Ky është Dekalogu i mafies së vërtetë si shtet i Rilindjes.
Lufta pa asnjë kompromis dhe me cdo mjet kundër një shteti të tillë,që shtyn shqiptarët drejt greminës së sigurtë është legjitime,jetike,e pandalshme dhe pa kthim pas.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Petrit Vasili: Dekalogu i mafies së vërtetë, që është shteti i Rilindjes.