Petrit Vasili: Krimi i mbështetur nga qeveria bllokoi negociatat për anëtarësim në BE

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në prononcimin e tij gjatë mbledhjes së përbashkët të dy grupeve parlamentare PD dhe LSI është shprehur se krimi i mbështetur nga qeveria bllokoi negociatat për anëtarësim dhe se Shqipëria duhet pastruar njëherë e mirë nga ky fenomen shkatërrues.

Vasili u shpreh gjithashtu se sot opozita ka përpunuar edhe alternativën e saj dhe se problematikën e krimit që sot po e vuan populli do ta përcjellë edhe në sallën e parlamentit apo në komisione, ku do të ketë përballje pa kompromis për këtë çështje.

“Opozita e bashkuar konkludoi para pak çastesh për një qëndrim të papajtueshëm dhe unik të të gjithë opozitës dhe që lidhet vetëm me një fokus. Dhe ky fokus është vetëm krimi si kryeçështje, si kryeproblem, dhe kryeshqetësim. Është një shqetësim në derën çdo familjeje shqiptare, por është edhe në çdo kancelari europiane. Jo më larg se sot raportuesi për në Bundestag Thorsten Frei renditi si krye çështje pikërisht krimin. Lidhur me këtë problematikë sot Shqipëria duhet pastruar njëherë e mirë nga ky fenomen shkatërrues zhgërryes.” – u shpreh Vasili.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Petrit Vasili: Krimi i mbështetur nga qeveria bllokoi negociatat për anëtarësim në BE