Petrit Vasili: Nesër kundër kryeministrit që ofendoi popullin dhe për qytetarët e Kukësit.

Deklarata për media e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili

Grupi parlamentar i Lëvizje Socialiste për Integrim zhvilloi mbledhjen e tij dhe mori disa vendime shumë të rëndësishme. Së pari grupi vendosi unanimisht pjesëmarrjen në seancën e nesërme të parlamentit për të qenë pikërisht në sallë ballë për ballë me kryeministrin, pikërisht atë kryeministër, i cili do ta ketë të vështirë tashmë e tutje ti drejtohet popullit të cilin ka synuar ta poshtërojë me fjalët e tij të paprecenta dhe nga më të pacipat që janë dëgjuar ndonjëherë në historinë e politikës, duke e krahasuar në mënyrën më vulgare me atë krahasim që ju tashmë të gjithë e njihni dhe që unë kam neveri ta përsëris. Kështu që I gjithë grupi parlamentar do të jetë atje, shumë aktiv, shumë I tonizuar për tu përballur pikërisht me qeverinë, me kryeministrin dhe më të gjithë negativitetin pafund që kjo qeverisje po prodhon vazhdimisht në dëm të qytetarëve. Së dyti, grupi analizoi dhe përshëndet protestën masive të bizneseve të vogla, thënë më thjesht dhe me qartë për të gjithë qytetarët, bizneset e mbijetesës, pra përfundimisht ato nuk mund të quhen më biznese të vogla, por biznese mbijetese, sepse të tilla janë. Dhe njëkohësisht përshëndet jo vetëm ndërgjegjen e lartë qytetare, jo vetëm fuqinë e reagimit qytetar dhe papajtueshmërinë me arbitraritete, me të keqen, me tendencën e hapur të qeverisë për të grabitur të varfërit në emër të pasurimit të oligarkëve dhe mashtrimit sistematik dhe të pacipë që I bëhet asaj nga qeveria, nga ministrat, nga kryeministri vetë, lidhur me taksat skllavëruese, kundra të cilave janë dhe institucionet ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar, e që kanë synim asgjësimin e biznesit të vogël për pasurimin e oligarkëve, tashmë pushtues dhe që kanë në dorë qeverisjen e këtij vendi. Njëherazi ne mirëkuptojmë edhe revoltën e brendshme, të të gjitha atyre biznesve të tjera, të cilët nuk mundën ti mbyllnin qepenat për shkak të presioneve të jashtëzakonshëm të Policisë Tatimore, të Policive Bashkiake, të “trimave” të tjerë të paidentifikuar të çuar atje për të bërë presion, pasi kjo revoltë e brendshme nuk mund të mposhtet në asnjë mënyrë, dhe ne jemi shumë të qartë që ata që vuajnë varfërinë njëlloj si kolegët e tyre, e kanë dhe do ta kenë përpara ditën e reagimit të tyre masiv.

Grupi Parlamentar i LSI shprehet se do të qëndrojë në mënyrë të papajtueshme në këmbë me të gjitha format e reagimit, jo vetëm të protestës, krijimit të një ndjeshmëri ndërkombëtare, Bashkimit Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kudo gjetkë dhe së bashku me të gjithë qytetarët për lirimin e menjëhershëm të të arrestuarëve për shkak të protestës së Kukësit, pasi kryeministri I vendit e pranoi I zënë prej gryke, që është ai fajtori kryesor, dhe natyrshëm të pafajshmit ndodhen sot në burg. Dhe deri ditën e lirimit të tyre protestat dhe reagimi ynë nuk do të rreshtin. Njëherazi Grupi Parlamentar ka kërkuar prerë dhe do të kërkojë me të gjitha format institucionale tashmë të vëna në proces për ndjekjen, nxjerrjen para përgjegjësisë dhe para Drejtësisë dhe dënimin shembullor të të gjithë atyre policëve, shefave policie dhe kushdo që ka urdhëruar arrestimin arbitrar dhe nga më skandalozët në thyerje të plotë të ligjit, në shkelje dhe dhunim të të drejtave të njeriut dhe me tendencën për të rikthyer kohët e shëmtuara të Sigurimit të Shtetit që bëri që qytetarët kuksianë të rrëmbeheshin natën nga familjet e tyre dhe të dërgoheshin në Tiranëm, dhe duke manipuluar dhe dokumentat zyrtare. Ky përbën një nga aktet më të rënda, të cilat kanë ndodhur në pluralizmin shqiptar, një akt I patolerueshëm, dhe qoftë Prokuroria e cila ka mbyllur gojën, ka mbyllur sytë, ka mbyllur veshët, dhe as nuk shikon, as nuk dëgjon dhe as nuk vepron, do të detyrohet me forcën e reagimit të fortë politik dhe qytetar të reagojë patjetër, dhe të nxjerrë patjetër përpara përgjegjësisë që kërrkush më të mos guxojë të zbatojë më urdhëra të tilla të paligjshëm, pasi do të përballet fort dhe shumë rrept me Drejtësinë, qoftë atë që do apo nuk do të veprojë, por më shumë akoma do të përballet me Drejtësinë Popullore.

Cili është komenti juaj në lidhje me raportin e Freedom House?

Lidhur me një raport, që një organizatë joqeveritare, e ashtuquajtur Freedom House ka bërë, sigurisht ne jemi vërtet jo të keqardhur, por të bezdisur nga mënyra se si shpërdorohen taksat e taksapaguesve amerikanë, vetëm e vetëm për të prodhuar FAKE NEËS, lajme të rrema, të sponsorizuara dhe të paguara, për një arsye shumë të thjesht. Kjo organizatë ka marrë përsipër përgjegjësinë shumë të rëndë për të dezinformuar opinionin publik shqiptar, po dhe atë amerikan, I cili ka ndjekur lajmet e prodhuara prej saj, lajme të prodhuara nga portale qartësisht pro ndaj qeverisë dhe dezinformues sistematik të qeverisë, duke u shprehur se zgjedhjet në Shqipëri qenë të lira, qenë të qeta dhe të pranuara nga opozita. Po deklaroj këtu, edhe si ish-kryetar I LSI-së në atë kohë, që zgjedhjet nuk janë pranuar asnjëherë, as si të rregullta, as si të ligjshme, por janë konsideruar dhe nga unë në deklarimin zyrtar të tyre të parë në 27 qershor, si zgjedhjet më të shëmtuara të mbajtura në pluralizmin shqiptar. Meqë kjo organizatë jo qeveritare së paku ka detyrimin që dokumentat zyrtar të gjykatësve të paanshëm të zgjedhjeve, që janë pikërisht institucionet ndërkombëtare dhe rasti konkret OSBE-ODIHR-I, përpara se të lexojë portalet e qeverisë, dhe përpara se autorët e saj si Blendi Kajsiu nën hijen e jeshillëkut të drogës në Kolumbi, të prodhojnë raporte të tilla të rreme, po I kujtoj atyre që nuk I lexuan, që sytë nuk e di se çfarë ja u mbuloi, gjethet e kokainës apo paratë që prishën zgjedhjet e 25 qershorit, por kjo ka pak rëndësi.

Dua t’ju citoj pak se çfarë tha OSBE/ODHIRi në raportin përfundimtar. OSBE-ODIHR tha, fushata u karakterizua nga akuza të blerje të votës, shqetësime me abuzime me resurse shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm, besimin e publikut. Së dyti thotë, shumë prej vëzhguesve të OSBE/ODHIRIT  shprehin shqetësim që individ me precedent kriminal kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidat, qoftë si mbështetës. Veç kësaj BE në një studim të thelluar të zgjedhjeve ka konfirmuar që 20% e votave të konstatuara nga BE, janë shitur dhe janë blerë. Veç kësaj në mjaft përgjime të policive dhe të shërbimeve inteligjente të vendeve mike kanë konfirmuar që miliona euro të drogës janë përdorur në fushatën elektorale, siç del nga përgjimet e ish-Ministrit të brendshëm. Këto fakte skandaloze që nuk janë fakte të opozitës, por të institucioneve ndërkombëtare çuditërisht i kanë shtuar leximit të Freedom House dhe e kanë ngarkuar me një përgjegjësi jo të vogël në rradhë të pare, para publikut amerikan po sigurisht e ka bërë qesharak dhe që raporti të mbajë erë kanabis, kokainë, apo gjithë drogërave të tjerë, që për fat të keq duhet të kishte erën e freskët të të vërtetave të mëdha dhe jo të Fake Neës të prodhuara nën efektin e këtyre drogave.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Petrit Vasili: Nesër kundër kryeministrit që ofendoi popullin dhe për qytetarët e Kukësit.