PETRIT VASILI: PIKA A E PROGRAMIT TONË, PROGRAMI I PUNËSIMIT PËR TË RINJTË

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një takim me të rinjtë e LRI-së në Njësisë administrative nr. 5 të Tiranës.

Pjesë e këtij takimi ishte Kryetari i LSI-së, z. Petrit Vasili i cili deklaroi para të rinjve se LSI në programin e saj elektoral ka prioritar rininë dhe punësimin e saj.

“Pika A e programit tonë, e cila do të dëgjohet nga të gjithë ju do të jetë programi i punësimit për të rinjtë, pasi kryefjala e punës tonë do të jenë të rinjtë. Atje ju do të gjeni një përgjigje të jashtëzakonshme, për herë të parë ne kemi një program i cili e përgjysmon menjëherë papunësinë mes të rinjve, nga 30% në 15%”, – tha z. Vasili, duke shtuar se Lëvizja Socialiste për Integrim është një familje e madhe dhe si e tillë do të dalë forcë e parë në zgjedhjet parlamentare.

“LSI është dhe do të mbetet një familje e madhe për të gjithë dhe vetëm një familje e tillë mund ta ketë vendin si forcë e parë. Çdo i ri duhet të shkojë derë më derë dhe të çojë vetëm një mesazh: Është LSI-ja që e do Shqipërinë dhe rininë”,- deklaroi Kryetari i LSI-së.

/ In News / By Hajdi Lamce / Comments Off on PETRIT VASILI: PIKA A E PROGRAMIT TONË, PROGRAMI I PUNËSIMIT PËR TË RINJTË