Petrit Vasili: Poshtë Republika e qeverisë!

Intervista për emisionin 7pa5 në Vizion Plus

Keni përfunduar protestën në datën 16,protestë masive në fakt nga ana e opozitës,si do të vijojë më pas aksioni juaj?

Tani ju të gjithë jeni ndërgjegjësuar që tani nis një proces pa kthim,një proces i cili e ka ndërgjegjësuar qartazi jo vetëm gjithë shqiptarët të cilët, sigurisht jo thjesht shkon mirënjohja për ta,por për mua një moment reflektimi dhe të gjithë duhet të ndihemi mirë që ndërgjegjja shoqërore shqiptare është rizgjuar. Ka parë problemet në sy ka kuptuar që me këtë lloj qeverisje të kriminalizuar në rrënjë të saj dhe të korruptuar pa shërim nuk ka të ardhme për asnjërin nga shqiptarët dhe të gjitha këto protesta që janë gjithmonë dhe më masive dhe pse për sa i takon  dimensionit të tyre janë të pashembullta, pasi jo rastësisht kemi theksuar për të qenë shumë objektiv, që ku do që të ndodhin me këto dimensione do ishin një tronditje e madhe për shoqëritë, sigurisht që për shoqëritë që reflektojnë që e duan vendin e tyre. Por për dimensionin që është Shqipëria janë vërtet protesta vërtet tronditëse dhe së dyti do të thosha që një element thelbësor është që sot edhe i gjithë opinioni ndërkombëtar është absolutisht në alert, në një vëzhgim shumë të vëmendshëm si asnjëherë tjetër ,shkalla e reflektimit në mediat botërore për shkak se shqetësimi është madhor është i tillë sa nuk besoj dhe nuk ka pasur kurrë në historinë e Shqipërisë, një vëmendje dhe një reflektim të medias botërore. Ju e keni parë , amerikane deri dhe te televizioni shtetëror kinez, Al Jazeera, ZDF-ja dhe e gjithë media botërore e vendeve më të mëdha të botës ka në plan të parë Shqipërinë. Duke menduar sa e madhe është Shqipëria pra si dimensione, si popullsi qenia në gjithë televizionet botërore do të thotë Shqipëria demonstron një nga problematikat më kritike e cila nuk duhet të përsëritet, është një shembull duhet zgjidhur dhe duhet dhënë fund sepse një vatër ku kriminalizimi i qeverisjes udhëheq vendin është e patolerueshme për gjithë edhe botën demokratike por për Shqipërinë jo e jo sepse të tërë këtë dëm të këtij kriminalizimi e pësojnë shqiptarët. Unë jam njeri i politikës dhe e kuptoj, ju jeni gazetare dhe e jeni më e ftohtë dhe e kuptoni dhe më mirë. Nuk janë mijëra anëtarë partish të partive të caktuara të opozitës.

Nëse të gjithë janë militantë atëherë qeveria ka arsye që të shqetësohet…

Jo, problemi qëndron këtu, metafora qëndron por unë më mirë dua që të jem shumë i qartë me teleshikuesit tuaj pra janë shumë mirë dhe është nder i madh për të gjithë ata militantë që ndodhen atje, i bëjnë një shërbim vendit por është një nder akoma më i madh për ata mijëra qytetarë të cilët nuk janë anëtarë të asnjë partie, të cilët një shqetësim shumë i thellë familjar apo privat dhe shoqëror i ka bërë që të jenë atje dhe të durojnë të gjitha llojet e përplasjeve.

Z.Vasili, ambasadorët ndërkombëtarë e kritikuan djegien e mandateve…

Kritikët kanë ardhur nga ajo që quhet burokracia diplomatike e cila për fat të keq në shumë raste jeton me disa ritme teorike dhe nuk jeton me ritme praktike. E cila neglizhon informacionet tronditëse që ka në tavolinat e saj për të cilat nuk i di arsyet. Nuk jam këtu për të dhënë këto arsye sepse do ishte një përgjegjësi e rëndë pastaj të merrja dhe arsyet përsipër. Nuk e di për çfarë arsye mbyllin sytë dhe nuk shqetësohen sepse të të thonë që në Shqipëri brenda një ditë 30 milionë euro kalojnë në xhepat e një recepsionisti, kuptohet që është një korrupsion i paparë që, një rrugë atje bëhet me oferta me zero lekë, dosja e krimit elektoral rri bllokohet dy vite ndërkohë kemi bërë një bujurdi të madhe, kjo qeveri ka thënë “drejtësia e re” , e keni dëgjuar që çdo gjë do funksiononte, nuk kishte më të pabarabartë para ligjit. Dosjet e qytetarëve i keni parë, vajtën i kapën protestuesit atje, i rrëmbyen e i rrahën në ,mënyrë anonime e vutë re. Rrahën djalin e deputetit dhe thoshin dikush i ra nga këta tanët derisa në fund bëri shumë mirë PD i nxorri dhe emrin atyre rrugaçëve që qëlluan në atë mënyrë. Ndërkohë që recepsionisti që merr 30 milionë eurot ikën, ata Vangjush Dakot me shokë për dosjet të cilat janë pronë e juaj e të gjithëve tashmë, nuk i prek njeri. Dhe këto fakte i di bota mbarë se që bllokohen dosjet e krimit elektorale thotë Zëri i Amerikës dhe nuk e thonë diplomatët në Tiranë.

Ka pasur reagime nga diplomatët në Tiranë pas protestave masive të opozitës?

Kur gjigantët e media botërore në mënyrë të vazhdueshme janë këtu,raportojnë në mënyrë të përditshme, të hollësishme dhe shumë e shumë,pamjet televizive ne po i marrim falë tyre, nuk po i marrim  dot as falë televizioneve shqiptare. Pra ato media të cilat kanë udhëhequr mendimin botëror, ju e dini shumë mirë që një artikull, tezë, reportazh i tyre drejton botën. Kjo vëmendjen botërore e këtij pushteti të vërtetë të katërt më duhet mua. Pushteti i burokratëve nuk më duhet. Më duhet ç’mendon populli dhe ç’reflekton ky pushtet i katërt i vërtetë i pakapur i atyre medieve, pasi  Shqipëria për fat të keq ka halle të mëdha. Ju i lexuat raportet e DASH që presioni i qeverisë, privacionet ekonomike, shantazhi i jashtëzakonshëm, kontrollet e paligjshme të pabesa e kanë bërë median shqiptare të përballet me një kapje të madhe, në mjaft raste të saj për fat të keq. Dhe mua tashmë si çdo opozitar tjetër më intereson vetëm që kemi gjithë botën më të qytetëruar, më të vëmendshme, më kritike, e kemi me vete.  Ka ardhur gjithë kjo vëmendje kaq e madhe botërore për këtë qeveri të vogël pikërisht për shkak  të këtij reagimi kaq të madh popullor, të udhëhequr nga opozita shqiptare.

Në zgjedhjet e ardhme, ato të 30 qershorit, të dekretuara nga Presidenti i Republikës, do duhet që të shkoni përballë një alternative që është mazhoranca. Deri tani si ju duket qëndrimi i mazhorancës? Sepse si kundërpërgjigje e protestës masive të 16 marsit kishim dje organizimet e ditës së verës, ku përfaqësues të mazhorancës kanë bërë edhe ironi duke treguar 2 modele ndryshe të Shqipërisë…

Unë do ta mbyll këtë gjë shumë thjeshtë. E para e punës me këta budallenj dhe hajdutë që qeverisin Tiranën kam neveri të bëj komente për ta, që ditën që kanë hequr që dita e verës të mos jetë në 14, por në datë 17. Dhe i bie që të çojnë një buletin për 31 dhjetor dhe të thonë do bjerë borë për vit të ri dhe ne do ta bëjmë vitin e ri në prill. Sepse atëherë e kemi të mundur,  se kemi një hall që kemi zgjedhje përpara. Këta janë ca sharlatanë, këta janë turpi i këtij vendi. Dhe ne prandaj duhet të ndahemi që njëherë e përgjithmonë, së bashku me këta të ikë edhe ky model i fëlliqur. Dhe kur të vijë atje, kushdo që do qeverisë, të ketë kokën ulur,  të ketë modestinë, dhe të ketë gjithmonë pakënaqësinë e madhe me veten e tij, që sa nevoja të mëdha  ka vendi dhe sa pak po bëjmë. Për këto lloj drejtuesish shtetërorë ka nevojë Shqipëria.

Unë jam në atë vijë të parë, nuk jam aty për të bërë karrierë politike. Nuk kam ndonjë merak mbi karrierën politike. Kam një moshë të tillë që më jep mundësinë të reflektoj gjatë për çfarë kam parë nga Shqipëria. Dhe më rezulton që, unë jam tek të 60-tat dhe sigurisht që i kam të gjitha mundësitë të bëj një analizë politike, kam parë për shkak të moshës edhe pushtetin para viteve ’90, me gjithë negativitetet e mëdha që ka pasur, po karagjozë të tillë, sharlatanë e të papërgjegjshëm të tillë si këta historia e Shqipërisë nuk ka parë. Sepse edhe ata para viteve ’90 nuk kishin demokraci, ishin në diktaturë, po së paku 5 detyrime të mëdha kur i merrnin para popullit, i merrnin dhe i çonin deri në fund. Thoshin do bëjmë këtë hekurudhë, do jenë këto të drejta. Edhe nj njeri i rëndësishëm i partisë dhe një qytetar i thjeshtë kur vinin dhe aplikonin për të drejtën e banesës , e merrnin po njëlloj. Dhe kur vinte puna që i shkelej një e drejtë bazike, trajtoheshin po njëlloj. Pabarazi dhe poshtërsi të tilla, të dëgjoj këta modele.

Po çfarë modeli të dëgjoj? Atë që kanë bërë Tiranën qytetin më të pa jetueshëm në Europë? Indeksi Mercer që doli ishte i institucioneve më të rëndësishme shkencore amerikane dhe qyteti më i pa jetueshëm në Europë. As në Ballkan nuk ka si Tirana. E për çfarë del ky Kryetari i Bashkisë? Në qoftë se ky ka ndërmend të jetë provincial, thotë meqë unë kam xhepat e mia plot dhe i mbush përditë me para thotë, jam i qetë dhe rri e bëj si karagjoz atje, vesh bluza me Mickey Mouse dhe kujton se ky është qyteti, unë e refuzoj të qeverisem si kryeqytetas këtu. Dhe kjo Tiranë, ju e keni parë, i keni edhe kamerat shumë të mira, merrni dhe shikoni sesi në qendër të Tiranës vazhdon të mbillet me kulla. Mbi ç’kulla? Kulla të cilat ngrihen nga 40 kate atje, shpojnë një vrimë dhe po të njëjta tubacione dhe instalime i akne shërbyer një Tirane rreth 20-30 herë më të vogël janë po atje. Tirana jeton mbi një potencial edhe të një shpërthimi epidemik të jashtëzakonshëm dhe të një mungese kualiteti të jetës që nuk ka ku të shkojë më. Fëmijët nuk kanë ku të luajnë. Ju keni rritur fëmijët, keni hall se ku t;i çoni dhe t’i shëtisni fëmijët, me një pasiguri të jashtëzakonshme. Në shkollat e Tiranës keni një mori makinash se do shkojnë të presin fëmijët atje se qyteti është i pasigurt. Në vend që të ulin kokën para një Tirane që vuan e lëngon, merren atje e flasin budallallëqe nga mëngjesi deri në darkë.