Petrit Vasili: SHBA dhe BE boll më duarlidhur, Rama po shkatërron Reformën në Drejtësi

Nga Petrit Vasili:

SHBA dhe BE boll më duarlidhur, ndërsa Rama shkatërron Reformën në Drejtësi.

Me insistimin e SHBA dhe BE në vitin 2016 pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese u miratuan me rrëmbim shtatë ligjet që do të jetësonin reformën në drejtësi.

Shtatë ligje të përgatitur nga Grupi i Eksperteve të nivelit të lartë që do të miratoheshin pa ndryshime në parlament siç u dakordësua nga SHBA dhe BE me Komisionin ad Hoc të Reformës në Drejtësi.

Rama po i zhbën, copëton dhe ndryshon ligjet dhe bashkë me to po asgjëson realisht paketën e shtatë ligjeve të Reformës në Drejtësi.

Duke sulmuar egërsisht:

-ligjin për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

-duke i dhënë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë pushtet antiligjor,

-Duke miratuar paketën antishpifje

– duke miratuar KÇK

-duke shkatërruar ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe duke hequr edhe Betimin të Presidenti e duke çuar në postën e lagjes,

duke miratuar ligje që dalin edhe mbi Kushtetutën në mënyrë flagrante është qartë, që Edi Rama po rrëmben deri në copën e fundit drejtësinë.

Ligjet e reformës shqepen e qepen përditë sipas hallit të ditës së Edi Ramës.

SHBA dhe BE nuk duhet dhe nuk mund të pranojnë me një situatë të tillë kaq të rrezikshme me drejtësinë.

Ato ishin garantët e reformës në Drejtësi.

SHBA dhe BE janë edhe në Kushtetutën e Shqipërisë për rolin e tyre në Reformën në Drejtësi.

Reforma në Drejtësi është kthyer sot në një copë letër të cilës Edi Rama i shkul nga një copë ditë për ditë sipas hallit të ditës.

SHBA dhe BE kanë detyrë të vënë gishtin në plagë, të shohin të vërtetat në sy.

Duartrokitjet pa fund të tyre janë përdorur nga Rama si alibi për kapjen e drejtësisë.

Shqiptarët janë të zhgënjyer nga ky zbatim i reformës në drejtësi dhe kanë humbur besimin te ajo.

SHBA dhe BE duhet të jenë në krah të shqiptarëve dhe jo të qeverive që vijnë e ikin.

Drejtësia e pakapur dhe që ndëshkon korrupsionin e tmerrshëm dhe kriminalizimin e qeverisë kjo është ajo që shqiptarët presin dhe që SHBA dhe BE jua premtuan atyre kur u miratua Reforma në 21-22 korrik 2016.

Reforma në Drejtësi është në prag të greminës dhe askush nuk mund të mbylle më sytë sepse kjo do të sillte një kaos me pasoja të paparashikueshme.

Ndaj koha për të vepruar është tani.

Propaganda artificiale dhe lavdërimet fiktive plot sheqer në anglisht dhe shqip e kanë helmuar reformën në drejtësi.