Petrit Vasili: Vota u tjetërsua në mënyrën më të turpshme në Parlament

Fjala e Kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në Kuvend.

Çdo standard i funksionimit ka rënë. Është vijimësi i të njëjtit standard, i cili i hoqi mundësinë dy javë më parë opozitës që të vazhdonte të fliste. Në përputhje me Rregulloren, kërkesa jonë për shkak të kësaj séance që është kërkuar pikërisht nga ju që të zhvillohet ditën e hënë, është depozituar dy ditë më parë, sikurse Rregullorja e kërkon. Pra ka qenë gjithë koha e nevojshme për të bërë gjithë investigimin e duhur për këtë çështje, pasi është fare e qartë që nuk mundet që Parlamenti të funksionojë si ditët e tjera, përderisa ka zgjedhur të funksionojë për ditën e hënë, sigurisht duhet ta bënte. Është standard shumë i ulët, që u verifikua më në fund në sallën e parlamentit, ku vota u tjetërsua në mënyrën më të turpshme që mundet. Për ne është e papranueshme dhe e patolerueshme që në këtë situatë ne të vazhdojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Dhe të jemi këtu dhe të ligjërojmë pikërisht për këtë gjë e cila ishte një emergjencë që duhet të verifikohej dhe nuk mund të hapej seanca. Pikërisht për këto arsye dhe kjo situatë e papranueshme bën që mos të vazhdojmë dot së bashku derisa kjo situatë të sqarohet dhe ky rivotim të kryhet.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Petrit Vasili: Vota u tjetërsua në mënyrën më të turpshme në Parlament