Petrit Vasili zbulon faktet: Ja si u shkel 5 qershori

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar faktet se si u shkel 5 qershori. “Nenet që u ndryshuan në 5 qershor dhe u miratuan në 23 korrik u asgjësuan vetëm pas një jave në 30 korrik”, shkruan Vasili në postimin e tij në facebook.
Lexoni më poshtë postimin e plotë të Petrit Vasilit: 
5 qershori u shkel, ja Faktet!!
5 qershori u shkel dhunshëm dhe faktet flasin ulërasin.
Cdo alibi për Edi Ramën, që shkeli 5 qershorin është kundër popullit shqiptar.
Nenet që u ndryshuan në 5 qershor dhe u miratuan në 23 korrik u asgjësuan vetëm pas një jave në 30 korrik.
Vetëm një mashtrues si Edi Rama mund ta mohojë këtë, por faktet sërish ulërasin.
Alibitë për mashtruesin janë faj i rëndë.
Ja se si u ndryshuan me konsensus në 5 qershor nenet 67 dhe 164 të Kodit Zgjedhor, që u zhbënë dje.
Image may contain: text