Pojana: 5 Maji është referencë krenarie, është thirrje për të zgjuar vetëdijen kombëtare, është amanet për të ruajtur dhe dashur atdheun!

Anëtari i Kryesisë së LSI-së, Klevi Pojana ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook me rastin  e 5 majit, Ditës së Dëshmorëve.

Pojana shkruan se ata ranë, për të mos vdekur kurrë… dhe vërtet, kurrë nuk vdesin heronjtë e kombit!

Postimi i plotë:
LAVDI E PËRJETSHME DËSHMORËVE TË ATDHEUT
5 Maj – Pezë, Tiranë
Ata ranë, për të mos vdekur kurrë… dhe vërtet, kurrë nuk vdesin heronjtë e kombit!
Përkujtojmë sot me nderim të gjithë ata që dhanë jetën për Shqipërinë, vepra e tyre na frymëzon!
5 Maji është referencë krenarie, është thirrje për të zgjuar vetëdijen kombëtare, është amanet për të ruajtur dhe dashur atdheun!
Nga Peza, vendi i orgjinës time, krahina martire që i dha Shqipërisë me qindra luftëtar në luftën për çlirim, aty ku prehen dhe të parët e mi që ranë për liri, them me bindje se DËSHMORËT JANË SHQIPËRIA!
R eferencë krenarie, etalon
Unë jam krenar për orgjinën time dhe të parët tanë!
Lufta e tyre për liri, gjaku i dëshmorëve dhe historia fituese e një populli që nuk di ti dorëzohet së keqes ka qënë që në vegjëli arsye krenarie dhe motivim!
Nën shembullin dhe modelin e tyre duhet që të rinjtë e sotshëm të udhëhiqen nga parimet e vlerat kombëtare dhe humane!
  
/ In News / By Admin / Comments Off on Pojana: 5 Maji është referencë krenarie, është thirrje për të zgjuar vetëdijen kombëtare, është amanet për të ruajtur dhe dashur atdheun!