adela-karapici-1-jpg

Adela Karapici u lind në Tiranë, më 7 Mars 1985. Znj. Karapici mban titullin “Profesor I Asociuar” (2015) dhe “Doktor shkencash” në vitin 2012 i marrë në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Adela Karapici ka përfunduar studimet e larta dega Ekonomiks në Fakultetin e Ekonomisë, Universitetin e Tiranës. Ajo ka kryer studimet master në “Studimet Ekonomike Evropiane” në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti I Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Bambergut, Gjermani. Znj. Karapici ka ndjekur disa specializime dhe kërkime në Universitete si Technical University of Budapest, Hungari.

Znj. Karapici ka punuar për një periudhë disa mujore në Drejtorinë e Përgjithsshme të Buxhetit në Ministrinë e Financave në vitin 2007-2008 dhe në të njëjtën kohë pedagoge e jashtme në Fakultetin e Ekonomisë. Znj.Karapici ka punuar si pedagoge e brendshme në Departamentin e Ekonomiksit në Fakultetin Ekonomik, Universiteti I Tiranës, që prej tetor 2008.

Në Shkurt të vitit 2016 ajo është emëruar Zv. ministre në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Ajo është autore dhe bashkëautore e artikujve në revista shkencore kombëtare edhe ndërkombëtare në fushën e Ekonomiksit.

Adela Karapici është anëtare e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Znj. Karapici është zgjedhur anëtare Kryesie dhe delegate në Njësinë 5, Tiranë.


Bahri Shaqiri ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1992, dhe mban titullin “Avokat”.

Në vitin 2006 mbaroi studimet pasuniversitare në “Akademinë e Diplomacisë Shqiptare” dega  “Diplomaci dhe Studime Ndërkombëtare”.

Më pas përfundoi ciklin e studimeve Master në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare si edhe mastera të shumtë në fushën e sigurisë.

Karriera profesionale filloi në 1992, menjëherë pas diplomimit, me emërimin jurist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Financiare.

Në 1994 filloi detyrën si këshilltar ligjor, në shoqërinë ajrore “Adria Airëays” dhe TNT Express, dega Shqipëri, deri në vitin 2002.

Në 2002 emërohet Drejtor Kabineti dhe Shef i Marrëdhënieve me Jashtë në    Shërbimit Informativ të Shtetit Shqiptar.

Nga 2005 deri në 2012 mbajti postin e “Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Informativ Shqiptar”, dhe njëkohësisht atë të anëtarit të Këshillit Kombëtar për Sigurinë Kombëtare.

Në 2014 mbajti postin e  Këshilltarit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Nga muaji shkurt 2016, mban postin e Zv/Ministrit të Transportit  dhe Infrastrukturës.

Prej dhjetorit 2016, Z.Shaqiri i është bashkuar organeve drejtuese të partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim”, si Sekretar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, duke ofruar eksperiencën e gjatë dhe profesionalizmin, në funksion të forcimit dhe përmirësimit të sigurisë, për të përballuar sfidat e kohës

Bahri Shaqiri gjithashtu i përket brezit të studentëve të dhjetorit, që me lëvizjen e tyre në vitet 90, sollën ndryshimin e sistemit politik.

Bahri Shaqiri është i ve dhe ka dy fëmijë.


brunilda-paskaliBrunilda Paskali u lind ne 05 Shtator 1965 ne qytetin e Korces.  Znj. Paskali eshte diplomuar ne Fakultetin Filologjik, Dega Gjuhe Angleze ne vitin 1987. Gjate periudhes 1989-1990 ka dhene disa provime pasuniversitare ne fushen e Psikologjise, Didaktikes dhe Filozofise.

Per nje periudhe kohore rreth 20 vjecare ka drejtuar kompanine e saj me aktivitet ne fushen e edukimit “Wisdom” dhe gjate kesaj kohe ka kryer specializime te ndryshme ne fushen e Marredhenieve Nderkombetare dhe Diplomaci.

Znj. Paskali mban graden Master ne Diplomaci dhene nga Universiteti I Norwich ne SHBA ne fushen e Menaxhimit te Konflikteve.

Gjate viteve 1988-2013 ka punuar si Pedagoge e gjuhes Angleze, Shefe e Departamentit Shkencor dhe Marredhenieve Nderkombetare si dhe Pedagoge ne Fakultetin e Psikologjise prane Shkolles se Larte Jopublike “Wisdom University”.

Znj. Paskali eshte perfshire ne politike qe ne vitin 2007 duke mbajtur pozicionin e Sekretares se Marredhenieve Nderkombetare te LSI deri ne vitin 2011. Eshte anetare e Kryesise se LSI qe prej viti 2007 dhe nenkryetare e LGI qe prej viti 2011.

Nga viti 2013 deri ne Gusht 2015 ka qene Zv. Ministre e Ministrise se Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes. Nga muaji Shtator 2015 eshte NenKryetare e Bashkise se Tiranes.

Znj. Paskali njihet per mbeshtetjen e madhe qe ju jep grave dhe vajzave ne politike dhe vecanerisht ne fushen e sipermarrjes. Gjate detyres si Zv. Ministre e MZHETTS  ka bashkepunuar me organizata nderkombetare per fuqizimin e gruas ne sipermarrje dhe ka marre pjese ne shume konferenca e evente me kete tematike.

Znj. Paskali ka ndermarre nje sere nismash ne favor te grave sipermarrese sic kane qene Plan Veprimi per Gruan Sipermarrese apo krijimi I lehtesirave per grate sipermarrese nepermjet granteve te ndryshme. Znj. Paskali vazhdon te mbeshtese ceshtje e fuqizimit ekonomik dhe politik te gruas edhe ne rolin e saj si NenKryetare e Bashkise Tirane.


dritan-ylliDritan Ylli ka lindur në Shkodër, me 7 Maj 1977. Eshtë i martuar dhe ka dy vajza.

Eshtë diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Histori- Filologjisë, në degën Letërsi në vitin 2000.

Ka përfunduar studimet pasuniversitare, duke marrë gradën Master për Administrim Publik.

Në vitin 2004, është diplomuar nga Instituti Demokratik Amerikan (NDI), për lidership në politikë.

Gjatë viteve 2001-2004 ka ndjekur disa kurse për gazetarinë politike dhe ekonomike në Shqipëri dhe disa vende të ndryshme të Europës.

Ka marrë pjesë në shumë aktivitete të ndryshme politike të Internacionales së Rinisë Socialiste (IUSY) dhe të Rinisë Socialiste Evropiane, (ECOSY).

Aktualisht drejton Inspektoriatin Shtetëror të Punës, që nga viti 2013 e në vazhdim.

Gjatë viteve 2009-2013 ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i Politikave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Gjatë viteve 2005-2009, ka drejtuar Departamentin e Medias dhe Informacionit, pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ka qenë Zv.Kryeredaktor dhe Drejtor i Editorialeve, në gazetën më të madhe të përditshme në vend, “Panorama”, në vitet 2002-2005. Gjithashtu ka qenë gazetar i cështjeve ekonomike, në të përditshmen “Gazeta Shqiptare” dhe opinionist politik në gazetat Panorama, Koha Jonë, Shqip, etj. Ka firmën e më shumë se 150 analizave politike dhe ekonomike në shtypin e përditshëm që nga viti 2000 e në vazhdim. Ka qenë Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun në KESH (Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare), gjatë viteve 2001-2002.

Eshtë angazhuar në politikë që në moshën 21 vjecare. Në vitin 2002-2004 ka qenë Nënkryetar i Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar (FRESSH). Më pas, në vitin 2004 themelues i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe anëtar i Kryesisë së parë të zgjedhur të kësaj partie.

Ka qenë kandidat i LSI për deputet në zgjedhjet e përgjithshme të 2013 dhe dy herë kandidat i LSI për këshilltar në Bashkinë e Tiranës.  Aktualisht drejton LSI në Njësinë nr.8 në Tiranë, që nga viti 2010, duke drejtuar tre fushata zgjedhore në këtë njësi.

Flet dhe shkruan shumë mirë anglisht dhe italisht.


edmond-haxhinasto

Edmond Haxhinasto u lind ne Tirane ne 16 nentor 1966. Perfundoi studimet universitare ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti Histori-Filologji, Katedra e Anglishtes, ne 1989. Ne 1996 perfundoi nje Master Ekzekutiv per Administrim Biznesi ne International Executive Center, Brdo, Slloveni. Ne vitin 2000, perfundoi Master ne Politika Publike ne Shkollen Woodrow Wilson te Universitetit te Princeton-it, SHBA.

Ne vitet 1989-1900 punoi si mesues ne zonen e Dibres. Ne vitet 1990-1991 punoi ne Federaten e Rinise Shqiptare. Ne 1991-1992 punoi si She fi Protokollit dhe Marredhenieve me Jashte i Parlamentit te pare pluralist. Ne 1993-1997, punoi ne sektorin privat.

Nga 1997 deri 1999, punoi si Drejtues i Departamentit te Koordinimit ne Zyren e Kryeministrit.

Ne 1998 ishte Kryetar i Grupit Monitorues Antikorrupsion.

Ne 1999 ishte perfaqesues i Qeverise ne Grupin e Manaxhimit te Emergjences, i ngritur per perballimin e situates me refugjatet nga Kosova.

Angazhimet e mepasshme perfshijne Keshilltar Diplomatik i Kryeministrit 2000-2001, I ngarkuar me Pune e.p. ne Ambasaden e Shqiperise ne Beograd, 2001-2002, Shef Kabineti i Ministrit te Jashtem, 2002-2003.

Me pas, ne 2004-2005 ishte keshilltar i zotit Ilir Meta si Antar i Komisionit Nderkombetar per Ballkanin.

Ne 2004, ishte nder bashkthemeluesit e Levizjes Socialiste per Integrim, ku ka mbajtur funksione te ndryshme si Sekretar Nderkombetar, Kryetar i Komitetit Drejtues Kombetar, dhe Zevendes-Kryetar i LSI.

Ne 2009-2010 punoi si Zvminister i Puneve Publike dhe Transportit.

2010-2012 mbajti postin e Ministrit te Puneve te Jashtme.

2012-2013 ishte ne funksionin e Ministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes.

Nga Janari 2011 deri Prill 2013 mbajtin postin e Zevendes-Kryeministrit.

Ne zgjedhjet e vitit 2013, u zgjodh Deputet ne Kuvendin e Shqiperise.

Nga Shtatori 2013 deri Shtator 2015 ishte Minister i Transportit dhe Infrastruktures.

Aktualisht, eshte Sekretar per Çeshtjet Programore te Levizjes Socialist per Integrim.


edmond-panaritiEdmond Panariti, lindi në Tiranë, më 1 Qershor të vitit 1960 dhe është i martuar me znj. Narin Panariti, me të cilën ka dy djem, Klajd dhe Bjorn Panariti.

Prof. Dr. Edmond Panariti, ka përfunduar studimet universitare në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në vitin 1984. Ai mban gradën shkencore “Doktor i Shkencave” dhe titullin Profesor. Prof. Edmond Panariti ka kryer Studime të thelluara pasuniversitare gjatë viteve 1989 – 1992, pranë Shkollës Politeknike Federale (ETH) dhe Universitetit të Zyrihut në Zvicër. Në vitet 1995 – 2000, është fitues i dy bursave Fulbright për kërkim shkencor dhe ligjërim në Universitetet e Kentakit dhe të Misisipit në SHBA. Në vitet 1994 – 1998 dhe 2004, kryen studime të thelluara pasuniversitare në Universitetin Veterinar të Hanoverit në Gjermani. Z. Edmond Panariti ka një karrierë të gjatë profesionale në Institutin e Kërkimeve dhe Fakultetin e Mjekësisë Veterinare. Edmond Panariti ka shërbyer si drejtues projekti në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe aktualisht është Profesor titullar në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë.

Panariti, është anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim që prej vitit 2004. Ai ka mbajtur funksionet e Kryetarit të Komitetit Drejtues Kombëtar dhe të Sekretarit për Bujqësine dhe Mjedisin. Në vitin 2011, Prof. Panariti zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe më pas emërohet Zëvendëskryetar i Bashkisë së Tiranës. Në vitin 2012, emërohet Ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe njëkohësisht mbajti edhe postin e Presidentit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Prof. Edmond Panariti flet rrjedhshëm gjuhët angleze, gjermane, frënge dhe italiane.


endrit-braimllari-2Endrit Braimllari ka lindur në Tiranë, me 16 Maj 1988.

Ka mbaruar studimet e larta për Filozofi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale. Z. Braimllari ka kryer master për “Politika dhe Qeverisje në BE”, Instituti i Studimeve Europiane.

Prej vitit 2015, Z. Braimllari është Pedagog i jashtëm në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti i Filozofise.

Prej vitit 2011,  është zgjedhur anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë. Gjithashtu, ai është anëtar i Këshillit të Qarkut Tiranë. Z. Braimllari është Kryetar i Komisionit të Rinisë, anëtarë i komisionit te Strehimit dhe Çeshtjeve sociale, anëtare i komisionit Juridik në Këshillin Bashkiak Tiranë.

Endrit Braimllari ka një angazhim të hershëm në politikë. Ai është anëtarësuar në Maj të vitit 2005 në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Prej vitit 2008 është anëtar i |Kryesisë së LSI-së. Ai ka mbajtur pozicionin e Kryetarit te Levizjes Rinor per Integrim, dega Tiranen në periudhën  2008-2012 dhe njëkohësishtë ka qënë N/Kryetar i LSI-së Tiranë.

Nga viti 2012-2016 Z. Braimllari ka mbajtur pozicionin e Kryetarit të Lëvizjes Rinore për Integrim, Në peridhën qershor 2016 deri më dhejtor 2016  ka qënë N/Kryetar i LSI-së. Aktualisht është Sekretar i Përgjithshem i Lëvizjes Socialiste per Integrim.


bixhaZnj. Eriona Bixha lindi në Tiranë, më 28 Prill 1992.

Znj. Bixha u diplomua ne vitin 2015 me titullin Master Shkencor, në degën “Studime Rajonale Politike”, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti Tiranës.

Në vitin 2013 përfundoi studimet Bachelor, në degën “ Shkenca Politike”, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti Tiranës.  Aktualisht, ështe në ndjekje të një masteri tjetër shkencor, në degën “E drejte Publike”.

Në vitin 2013 ka qënë në listë si kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës.

Znj. Bixha prej vitit 2015 është zgjedhur anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë, si dhe anëtare e Këshillit të Qarkut Tiranë.  Ajo është anëtare e Bordit të Aleancës së Grave Këshilltare. Në komisionet e Këshillit Bashkiakë, Znj. Bixha është anëtare e Komisionit të Shërbimeve Publike dhe të Arsimit dhe Sporteve.

Ka kryer një sërë trajnimesh më së shumti në fushën e politikës, ndër të cilat mund të përmendim:

Në mars 2013- Maj 2013, ka qënë pjesë e një kursi  për “Lidership”-in e ri  organizuar nga Ambasada Amerikane.

Në maj 2016 Znj. Bixha ka kryer një kurs në Washigton D.C në American University -School of  Public Affaris,  në profilin Campaign Management Institute.

Gjithashtu, ajo ka qenë pjesëmarrëse e disa trajnimeve organizuar nga NDI- Albania si : Women’s Demokracy Network etj.

Znj. Bixha ka nisur në moshë të herët angazhimin politik, Nga viti 2012-2015 ka qënë koordinatore e strukturës së studentëve te LRI-së.  Prej vitit 2012 është anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së. Gjithashtu, prej  vitit  2012 është zgjedhur anëtare e Kryesisë së LSI-së.

Znj. Bixha mban postin e  Sekretares Organizative ne LSI-së.

Ajo zotëron gjuhën angleze dhe italiane.


eris-zaimiZnj. Erisi Zaimi,  ka lindur ne Tirane me 16 dhjetor 1982.

E diplomuar ne Universitetin e Shkencave Sociale, ne degen Psikologji ne vitin 2006. Me pas, vazhdoje studimet master ne Shkenca Politike ne profilin Administrim Publik.

Znj. Erisi Zaimi ka marr pjese ne nje trajnim te zhvilluar ne Washington D.C  nga International  Law Institute ne bashkepunim me Georgetown University  me temen “Project Monitoring and Evaluation”.

Pas perfundimit te studimeve, Znj.Zaimi ka punuar ne Gjykaten e shkalles se pare Tirane, si psikologe ne ceshtjet civile. Në vitin 2009, ka punuar  ne Ministrine e Shendetesise. Me pas ne vitin 2010 ka punuar ne Drejtorine Arsimore te Tiranes. Ne vitin 2011 ka punuar ne Ish-Ministrine e Ekonomise, Tregtise dhe Energjise. Aktualisht Znj. Zaimi punon prane Agjensise Kombetare te Burimeve Natyrore.

Ajo eshte nje nder themeluesit e Levizjes Socialiste per Integrim. Znj. Zaimi ka mbajtur postin e Nenkryetares se Levizjes Rinore per Integrim.

Në periudhen 2011 – 2015, Znj. Zaimi ka qene anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Aktualisht, eshte sekretare e pergjitheshme e Levizjes se Gruas  per Integrim, gjithashtu eshte  rizgjedhur Anetare e Kryesise se Levizjes Socialiste per Integrim.


erisa-xhixhoZnj.  Erisa Xhixho u lind në Tiranë më 17 Maj të vitit 1985.

Në vitin 2008, Znj. Xhixho u diplomua në degën Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Në 2009 ajo mori titullin Avokat dhe në vitin 2011 u diplomua ne master të nivelit të dyte “E drejte Kushtetuese e krahasuar dhe Evropiane” në Fakultetin e Drejtësisë. Në vitin 2012, Znj. Xhixho përfundoi studimet Pre Master në “University of Westminster”, Londër. Gjithashtu në vitin 2014 ajo është diplomuar  me studime master për politika ndërkombëtare publike  në “Queen Mary, University of London”. Znj. Xhixho ka marrë dhe titullin Doktor i Shkencave në Faklutetin e Drejtësisë.

Znj.Xhixho eshte themeluese dhe anetare e Levizjes Socialiste per Integrim qe prej vitit 2004. Gjatë periudhës 2005-2012  ajo ka mbajtur postin e Kryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim.

Qe nga viti 2007  Znj.Xhixho eshte  Anëtare e Këshillit Bashkiak, Tiranë. Ne vitin 2009 ajo ka mbajtur postin e Nenkryetares se Levizjes Socialiste per Integrim dhe ne vitin 2012 deri ne vitin 2016 Znj.Xhixho ka mbajtur postin e kryetares se Komitetit Drejtues Kombetar te Levizjes Socialiste per Integrim dhe eshte zgjedhur anetare kryesie. Se fundmi, ne dhjetor  2016 ajo eshte rizgjedhur anetare kryesie dhe Sekretare per Mardheniet me Publikun ne Levizjen Socialiste per Integrim.Prej vitit 2008 Znj. Erisa Xhixho është pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Në shtator të vitit 2014 Znj. Xhixho është emëruar Zv. Ministër i Integrimit Europian.

Znj.Xhixho ka kryer nje sere trajnimesh dhe kualifikimesh. Ne vitin 2004 Themeluese e Projektit: ‘Business Without Border’ , British Council. Ne vitin 2005 Znj.Xhixho  ka kryer  Trajnim ne menaxhim publik, qendra ANTTARC dhe ne vitin 2010 Trajnim ne  “Gender Equality Policy Development”, Koreja e Jugut ,Trajnim per lidership nga  NDI.

Ajo zotëron shumë mirë gjuhën angleze, italiane dhe atë franceze.


floida-kerpaciFloida Kërpaçi ka lindur në Tiranë, më 17 Maj të vitit 1994.

Prej vitit 2013, ajo ndjek studimet e larta në degën Farmaci, në Fakultetin e Farmacisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Pas angazhimeve të ndryshme në organizime rinore, në vitin 2012 ajo ka nisur angazhimin politik, duke ju bashkuar Lëvizjes Rinore për Integrim.

Znjsh. Kërpaçi është Anëtare e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë, zgjedhur për here të pare në zgjedhjet vendore të vitit 2015.

Në Qershor 2016 ajo është zgjedhur Kryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim, nga një process një anëtar një votë i mbajtur në të gjithë Shqipërinë.

Znjsh. Kërpaçi është anëtare e Komiteti tDrejtues Kombëtar dhe Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim prej muajit Qershor, 2016.

N Dhjetor 2016, është zgjedhur Kryetare e Aleancës së Këshilltarëve të rinj ne Bashkinë e Tiranës.

Ajo zotëron shumë mire gjuhën Angleze,  Franceze dhe atë Greke.


1-1Ilir Meta lindi me 24 Mars 1969, ne Skrapar. U diplomua për Ekonomi Politike në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranes, ku dhe perfundoi studimet pasuniversitare.Z. Meta e filloi aktivitetin politik ne vitin 1990, si pjesëmarrës aktiv në lëvizjen studentore. Ai ishte një ndër themeluesit e Forumit të Rinisë Eurosocialiste (FRESH). Gjate viteve të anëtarësisë së tij në FRESH, Ilir Meta ka mbajtur poste të larta drejtuese si, Nënkryetar (1992-1995) dhe Kryetar (1995-2001).

Aktiviteti politik i Ilir Metës në strukturat e Partisë Socialiste ka qene i intensiv. Ka qenë anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues nga Kongresi i Qershorit të vitit 1992 dhe anëtar i Kryesisë së partisë nga viti 1993, deri kur dha dorëheqjen (Korrik 2003). Në periudhën 1993-1996, Ilir Meta ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Partisë Socialiste dhe ne 1994-1996 edhe atë të Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, kohe gjatë së cilës u vendosen marrëdhëniet me shumë parti socialiste dhe socialdemokrate të Europës, si dhe Partine Socialiste Europiane dhe Internacionalen Socialiste. Gjatë periudhës 1997-1998, Ilir Meta ka qenë Kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës.

Ilir Meta, pas përpjekjeve brenda strukturave drejtuese të PS-së, për ndryshimin e funksionimit dhe demokracisë së brendshme në këtë force politike, më 6 shtator 2004, së bashku me 500 personalitete të tjerë dhe intelektualë të të gjitha fushave, themeluan një forcë të re politike në Shqipëri, Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ilir Meta u zgjodh në krye të LSI në prill të vitit 2005, duke zbatuar per here te pare parimin “Një anëtar, një vote”. Z. Meta është rikonfirmuar në krye të LSI, në zgjedhjet e tetorit 2012 dhe se fundmi ne 6 nentor 2016.


kejdi-mehmetajKejdi Mehmetaj ka lindur ne qyetin e Fierit, me 19 maj 1993.

Ajo ka kryer studimet e larta prane Fakultetit te Inxhinierise se Ndertimit, Universiteti Politeknik i Tiranes. Pergjate viteve Kejdi ka zhvilluar trajnime te ndryshme brenda dhe jashte vendit, ne sferen profesionale dhe mbi angazhimin politik.

Angazhimin politik Kejdi e ka nisur ne nje moshe fare te re, 15 vjec, ne Levizjen Rinore per Integrim. Ne maj te vitit 2012 ajo u zgjodh nenkryetare e LRI. Ne tetor te po te njejtit vit u zgjodh nga Komiteti Drejtues Kombetar si anetare e Kryesise se Levizjes Socialiste per Integrim.

Ne zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2013 Kejdi u propozua te ishte pjese e listes se Levizjes Socialiste per Integrim, si kandidate per deputete ne qarkun e Tiranes. Vetem 20 vjec, ne dhjetor te vitit 2013, ajo mori mandatin e deputetit dhe menjehere me pas u zgjodh nenkryetare e grupit Parlamentar te LSI.

Pergjate ketyre viteve Kejdi ka dhen kontributin e saj ne disa prej komisioneve parlamentare. Prej 3 vitesh ajo eshte pjese e Komisionit per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik si edhe pjese e Aleances se Grave Deputete. Ajo ka qene iniciatore e 2 ligjeve te propozuara dhe miratuara ne Parlament, ligji per “Rolin e Kuvendit ne Procesin e Integrimit ne BE” dhe ligji per “Vullnetarizmim”. Gjithashtu ne fokus te punes se saj kane qen kryesisht ceshtjet e Arsimit dhe Punesimit.

Gjate angazhimit te saj ne politke Kejdi eshte perkushtuar shume edhe ne marredheniet nderkombetare dhe ne kete kuader ajo u zgjodh Zv.Presidente e Internacionales se te Rinjve Socialist ne shkurt te vitit 2015.

Ne Konventen Kombetare te LSI, me 3-4 dhjetor 2016, Kejdi u votua per te mbajtur detyren e Nen Kryetares se Partise.


klajda-gjoshaZnj. Klajda Gjosha lindi në Tiranë, në datë 28 Korrik 1983. E martuar.

Znj. Gjosha u diplomua në vitin 2006 me titullin Master, në degën Studime Europiane, në Universitetin e Reading, në Mbretërinë e Bashkuar.

Në vitin 2005 përfundoi studimet Bachelor, në degën Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Reading, në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjithashtu në vitin 2002, znj. Gjosha përfundoi shkollën e mesme në nivelin e avancuar pranë Kolegjit Strode në Mbretërinë e Bashkuar.

Znj. Gjosha ka shërbyer si Zëvendësministre e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (2012 – 2013). Prej vitit 2012 deri në qershor 2016 ka qenë Nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI). Znj. Gjosha është Kryetare e Forumit të Gruas së LSI-së dhe anëtare Kryesie e kësaj partie.

Znj. Gjosha ka ushtruar disa funksione drejtuese në institucione të tjera si: Bashkia e Tiranës, Drejtoria Rajonale e Punësimit Tiranë dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit.

Prej shtatorit të viti 2013 znj. Gjosha mban postin e Ministres së Integrimit Evropian.

Gjithashtu, znj. Klajda Gjosha ka kryer disa trajnime dhe internshipe pranë disa organizmave si: Agjencia Ndërkombëtare e Bashkëpunimit Japonez, Parlamenti Evropian, pranë zyrës së znj. Doris Pack, Bruksel.

Ajo zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe në nivel mesatar gjuhën italiane.


klevi-pojana

Klevi Pojana ka lindur ne Tirane me 25 Maj 1995,  studimet e mesme i kreu ne gjimnazin ‘Partizani’ dhe aktualisht student ne Fakultetin e Drejtesise, Universiteti i Tiranes.

Eshte diplomuar si ‘Njohes i Politikave’ dhe ‘Lideri i ri’ prane Akademise Profesionale ELITA.

Prej kater vitesh eshte pjese e Levizjes Socialiste per Integrim ne nje angazhim konsistent ne strukturat e forumit rinor.

Ne vitin 2014 mbulon rolin e koordinatorit te struktures se gjimnazeve ne Levizjen Rinore per Integrim dhe ne vitin 2016 garon per pozicionin e kryetarit te LRI.

Pas procesit te votimit zgjidhet nenkryetar i LRI.

Klevi Pojana ka qene pjese e disa kauzave qe ka ngritur Levizja Rinore per Integrim si  Matura Shteterore, ligji per punen vullnetare, rritjen e perfaqesimit rinor,mbrojtjen dhe rritjen e peshes se femres ne shoqeri si dhe zhvillimin e aktiviteteve per promovimin dhe evidentimin artistik, sportiv, kulturor e politik te te rinjve.

Nder vite ka marre pjese ne nje ser trajnimesh dhe aktivitetesh brenda dhe jasht vendit, kryesisht me fokus politikat rinore por dhe ne fushen e jurisprudences.

Zoteron  shume mire gjuhen Angleze dhe ate Italiane.


lefter-koka1Lefter Koka lindi në qytetin e Durrësit, më 4 Gusht 1964. Ai është i martuar me znj. Brunilda Koka, me të cilën ka edhe tre fëmijë, Arbin, Rinën dhe Anën.

Koka ka përfunduar studimet universitare pranë Fakultetit Ndërkombëtar të Shkencave Juridike në Strugë.

Në vitin 2000, pas një angazhimi të gjatë në sektorin privat, z. Koka zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Qytetit të Durrësit. Gjatë periudhës 2003 – 2007, z. Koka ka qenë Kryetar i Bashkisë Durrës e gjatë së njëjtës periudhë shërbeu edhe si anëtar i Këshillit të Qarkut Durrës.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, z. Koka për­faqësoi votuesit e Qarkut Durrës në legjislaturën XVIII të Parlamentit Shqiptar, nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Si deputet në legjislaturën XVIII të Parlamentit Shqiptar, z. Koka shërbeu njëkohësisht si Kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe si anëtar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.

Nga viti 2009 e në vazhdim z. Koka ka shërbyer si Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, dega Durrës dhe si anëtar i Kryesisë qendrore të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, z. Koka u rizgjodh si përfaqësues i Qarkut Durrës në legjis­laturën XIX të parlamentit shqiptar, nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Koka është njohës shumë i mirë i gjuhës italiane dhe njohës i gjuhës angleze.


luan-rama1Luan Rama u lind me 9 mars 1966 ne Peshkopi, Diber.

Eshte diplomuar per filologji, dega gjuhe shqipe-letersi ne Universitetin “Luigj Gurakuqi” ne Shkoder me 1990. Pas diplomimit, prej shtatorit 1990 e deri me 1999 ka punuar ne gazeten “Zeri i Popullit” ne detyrat e redaktorit, zevendeskryeredaktorit dhe Kryeredaktorit te gazetes. Ne periudhen 1992-1996 ka qen i zgjedhur anetar i Keshillit Bashkiak te Tiranes. 1994-1996 anetar i Keshillit Drejtues te Radiotelevizionit Shqiptar. Ka qene i zgjedhur deputet ne Kuvendin e Republikes se Shqiperise si deputet i Partise Socialiste ne dy legjislatura, 1997-2001 dhe 2001-2005. Gjate kesaj periudhe ka qene anetar i komisionit te politikes se jashtme te Kuvendit si dhe kryetar i delegacionit te Kuvendit te Shqiperise Shqiperise ne Asamblene

Parlamentare te NATO-s.
Luan Rama ka qene nder themeluesit e Partise Socialiste me 10 qershor 1991 dhe per shume vite anetar i Kryesise se PSSH. Ne periudhen 1999 – 2001 ka qene i zgjedhur Sekretar i Mardhenieve Publike te PSSH.
Gjate 26 viteve ne jeten politike e Publike te vendit, Luan Rama ka kryer edhe detyra te rendesishem shteterore: Minister i Kultures, Rinise e Sporteve (shtator 2001 – shkurt 2002), Minister i Mbrojtjes (shkurt 2002 – gusht 2002) dhe Minister i Rendit Publik (gusht 2002 – nentor 2003).

Luan Rama gjate ushtrimit te profesioni te gazetarit ka kryer edhe nje mori kursesh kualifikimi e specializimi pasuniversitar si prane Zerit te Amerikes ne Washington D.C, ne Chiko University Kaliforni etj. Gjithashtu ka kryer edhe specializim pasuniversitar per politikat e Mbrojtjes dhe te Sigurise ne George C. Marshall Center ne Garmisch – Partenkirchen, Gjermani (15 janar – 25 qershor 1999) .

Ne qershor 2008 Luan Rama bashkohet me Levizjen Socialiste per Integrim dhe prej qershorit 2010 deri ne dhjetor 2016 ka kryer detyren e Sekretarit te Pergjithshem te LSI-se. Ne zgjedhjet  te vitit 2013 eshte zgjedhur deputet ne Kuvendin e Shqiperise, ku gjithashtu eshte anetar i Komisionit te Sigurise Kombetare. Ne dhjetor 2016 eshte zgjedhur nenkryetar i LSI-se.


luigj-turmalaj

Luigj Turmalaj lindi në Shkodër më 30.03.1964 dhe është i martuar dy fëmijë. Studimet e larta i ka përfunduar në vitin 1988 pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare Tiranë, dega Veterinari.

Gjatë viteve 1988-1991 ka punuar si Veteriner në Kooperativën Bujqësore Vermosh, Shkodër. Nga viti 1992-1999, ka punuar si veteriner privat. Nga viti 2000 dhe në vazhdim është pedagog në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqesore i Tiranes.

Aktualisht,  Z. Turmalaj është Dekan i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare dhe anëtar i Senatit Akademik të UBT-së. Mban titullin Akademik “Profesor”.

Është autor dhe bashkëautor i mbi 40 punimeve shkëncore të botuara në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu Z. Luigj Turmalaj ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e Veterinarisë me mbi 60 punime.

Ka kryer një sërë specializimesh në disa fakultete si Itali, Kroaci, Bullgari, etj. Gjatë vitit 2016 dhe në vazhdim eshte antarësuar në Partinë Levizja Socialiste për Integrim ku eshte zgjedhur anetare i Komitetit Drejtues Kombetare dhe se fundmi anetare i Kryesise se LSI-se


luzhiana-abaziZnj. Luzhiana Abazi lindi ne qytetin e Durresit, me 19 Maj 1971.

Ne vitin 1994, u diplomua ne Fakultetin e Mjekesise, Universiteti i Tiranes.

Znj. Abazi ka kryer nje sere specializimesh dhe trajnimesh.

Gjate periudhes 1996-1998  ajo ka kryer nje specializim per mjekun e familjes . Me 1999 – 2000 perfundoi me sukses Master-in per “Menaxhimin e sherbimit shendetesor paresor”, Instituti superior “Della Sanita” ne Rome.

Ne periudhen 2000 – 2002 ka qene Drejtore prane Autoritetit Shendetesor Rajonal.

Znj. Abazi ka qene pedagoge ne Fakultetin e Mjekesise per rreth 5-vjet, ne vitet 2002 -2007.

Ne periudhen 2007-2011 eshte zgjedhur kryetare e njesise bashkiake nr.6 Tirane.  Ne 2011-2013 ka qene drejtore e “Drejtorise nr. 2 te Punetoreve te Qytetit’, Bashkia Tirane.

Nga 2014-2016 Znj. Abazi ka ushtruar  detyren si drejtore e Sherbimit Spitalor prane Fondit te Sigurimit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor (FSDKSH)

Nga 2016 e ne vazhdim eshte drejtore e “Drejtorise Rajonale te Fondit Tirane”.

Znj. Abazi eshte dalluar per angazhimin e spikatur ne politike. Nga viti 2012 e  ne vazhdim  ajo eshte  anetare e Kryesise e Levizjes Socialiste per Integrim.


monika-kryemadhiZnj.Monika Kryemadhi ka lindur ne Tirane, me date 9 Prill 1974. Ajo eshte e martuar me Z. Ilir Meta.
Znj. Kryemadhi eshte diplomuar per “Bio-Kimi” ne Fakultetin e  Shkencave te Natyres, Universiteti i Tiranes. Gjate periudhes Gusht 1999 – Dhjetor 1999 ka kryer “George C. Marshall European Centre for Security Studies”.  Nderkohe ne vitin   2000 – 2002 ka kryer Master ne “Administrim Biznesi”, ne Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranes.

Ne Prill te vitit 2002 ajo ka marre “Certificate of Appreciation”nga Qendra George C. Marshall. Njekohesisht ne Prill 2002 ka mbaruar “Leadership for the 21 st Century: Chaos, Conflict and Courage” ne Harvard University. Gjithashtu ne vitin 2015 ka perfunduar Doktoraturen per  “Analiza e Sistemit te Sigurimeve Shoqerore ne Kendveshtrimin Ekonomik dhe juridik”.

Znj.Kryemadhi gjate viteve 1999 – 2001 ka punuar si Specialiste ne Agjensine Kombetare te Mjedisit.  Gjate viteve 2001-2005 ajo eshte zgjedhur si Deputete ne Kuvendin e Shqiperise.

Aktualisht, qe nga viti 2013 e ne vazhdim ajo eshte Deputete ne Kuvendin e  Shqiperise. Njekohesisht, gjate periudhes 2005-2013 ka mbajtur pozicionin e Sekretares Organizative ne Levizjen Socialiste per Integrim.

Znj. Kryemadhi njeh ne nivel shume te mire dhe dy gjuhe te huaja Anglisht dhe Frengjisht.


nasip-naco

Z.Nasip Naço lindi në Skrapar më 5 prill 1961. Ai është i martuar me znj.Theodhora Naço, dhe kanë dy fëmijë: Betina dhe Franko.

Ai është diplomuar për Drejtësinë Fakultetin e Drejtësisë  të Universitetit të Tiranës në 1992. Në vitet 2008-2009, ai ka qenë Sekretar Politik i LSI-së, për Qarkun e Beratit. Prej vitit 2012 e ne vazhdim eshte anetare I kryesise se LSI-se.  Në legjislaturën e XVIII, zgjidhet deputet i Qarkut te Beratit, për Grupin Parlamentar të LSI-së, dhe në periudhën 2009-2011, ushtron detyrën e Zv/kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. Në vitet 2011-2012 ai ushtron detyrën e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Më pas rizgjidhet Zv/kryetar i Kuvendit të Shqipërisë në Korrik 2012. Gjatë viteve 2013 – 2016 ka ushtruar detyrën e Ministrit të Drejtësisë.

Naço ka ushtruar disa detyra të rëndësishme shtetërore si Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Berat, Drejtor i Shërbimit Informativ në Ministrinë e Brendshme, Prokuror pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Shef Sektori kundër Akteve Terroriste dhe Krimeve kundër Personit, pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Nasip Naço ka marrë pjesë në disa seminare dhe kurse trajnuese, të organizuara nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, nga Shkolla e Magjistraturës dhe jashtë vendit në Itali, Poloni, SHBA, Danimarkë, Gjermani, me tematika të ndryshme në fushën e së drejtës penale e procedures penale, të përmbarimit gjyqësor, të policisë, etj.

Ai është njohës i gjuhës angleze dhe italiane.


nora-malajZnj. Nora Malaj ka lindur ne Tirane, me date 29 Nentor 1964.

Ajo ka perfunduar ne vitin2007 Studimet e thelluara për psikologjinë e komunikimit (Terapipozitive). Gjate viteve 2001 – 2005 eshte diplomuar ne  Fakultetin e  Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Po ashtu, ne vitin 2005 ka kryer Studimet e thelluara per politikat gjinore.Gjithashtu, ne vitin 2004 ka kryer Studimet e thelluara pasuniversitare ne Filologji (letersi e krahasuar). Znj.Malaj ka kryer  master në Shkencat Psiko-sociale. Znj. Malaj eshte diplomuar ne Degen Gjuhe – Letersi, ne Fakultetin Filologjik gjate viteve  1983– 1987. Aktualisht qe nga viti 2009 eshte duke kryer doktoraturen per Sociologji. Gjithashtu, znj.Malaj ka nje sere kualifikimesh ne fusha te ndryshme.

Znj. Nora Malaj ka sherbyer ne nje sere funksionesh te rendesishme si, ‘Redaktore Shkencore (1987 – 1992)’; Mesuese ne gjimnazin ‘QEMAL STAFA’ (1992 – 1997) dhe me pas, N/drejtoreshe (1998 – 2002). Ne vitin 2002-2005 eshte emeruar Kryetare e Komitetit për Mundësi të Barabarta, “Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale”. Per te vijuar me tej si Drejtuese në Institutin e Monumenteve të Kulturës, N/drejtore (2005 – 2008).

Nderkohe nga viti 2004 e ne vazhdim ka ushtruar detyren si pedagoge ne disa Universitete te rendesishme ne vend.

Nga  data 8 Tetor 2009 e në vazhdim znj. Malaj ushtron aktivitetin e saj si Zëvëndësministre e Arsimit dhe Shkencës.

Znj. Malaj eshte autore e disa botimeve, studimeve dhe artikujve mjaft te rendesishem. Po ashtu dhe redaktore e disa veprave te ndryshme.

Angazhimi I saj politik ka nisur qe ne vitin 1995. Me disa pozicione te rendesishme, ku aktualisht eshte anetare e kryesise se LSI.

Ajo zoteron shume mire dhe disa gjuhe te huaja( Anglisht; Italisht; Rusisht ).


ornela

Znj. Ornela Zonja lindi në Fier, më datë 4 Shtator 1984. Ajo është e martuar me z. Julian Zonja.

Znj. Zonja në vitin 2011 u diplomua në Master i Nivelit të Dytë, në  Fakultetin  e Drejtësisë, Universiteti i Tiranë.

Në vitin 2008 si  Juriste në Fakultetin e Drejtësisë,Universiteti i  Tiranë.

Gjithashtu në vitin 2003, znj. Zonja përfundoi shkollën e mesme në Gjimnazin “Eqerem Çabej” në Tiranë.

Prej vitit 2004 ajo është anëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke u bërë pjesë e strukturave të LRI.

Nga viti 2012 znj. Zonja është anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtare të LSI.

Në vitin 2013 znj. Zonja ka qenë kandidate për deputete në qarkun e Fierit, si përfaqësuesë e LGI.

Znj. Zonja ka punuar si juriste në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, aktualisht ajo mban postin e Drejtorit të Kabinetit në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës.


perparim-spahiuPërparim Spahiu ka lindur në Maqellarë të rrethit të Dibrës më 27 janar 1971.

Në korrik të 1993, Z. Spahiu ka përfunduar studimet universitare në Degën Ekonomiks, pranë Fakultetit Ekonomik të Universiteti  të Tiranës.

Spahiu ka një përvojë të gjerë në fushën e ekonomisë. Ka punuar si ekonomist dhe si konsulent financiar dhe investimesh. Ai ka gjithashtu edhe një eksperiencë të gjatë në sistemin bankar pranë Bankës Amerikane të Shqipërisë , prej 1996 -2010, ku është angazhuar në pozicione të ndryshme dhe poste drejtuese. Pozicioni më i lartë ka qenë ai i Drejtorit të Lartë i Departamentit të Thesarit, Tregut të Punës, Investimet dhe Këmbimit Valutor.

Angazhimi i tij politik filloi në vitin 2012 si anëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai zgjidhet anëtar i kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe sekretar politik i Qarkut të Dibrës. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, zgjidhet Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, si përfaqësues i Qarkut Dibër.

Spahiu është zëvedëskryetar i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjatë kësaj periudhe ka qenë anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme. Vazhdon të jetë anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave dhe anëtar në Asanmblenë Parlamentare të NATO-s.


petrit-vasili-1Petrit Vasili, lindi në Tiranë, më 4 Qershor të vitit 1958.

Dr. Petrit Vasili, ka përfunduar studimet ne Universitetin e Tiranës, Fakulteti Mjekësisë, në vitin 1983. Ne  vitin 1984 kryen specializimin “Teknik i Ngushtë në Institutin e Higjenës dhe Klinikën e Sëmundjeve Profesionale” dhe gjate vitit 1985 perfundon specializimin e plotë pasuniversitar në Fakultetin e Mjekësisë.

Ne vitet 1988 – 1991 ndoqi studimet  ne  Institutin Prestigjoz “Instituto Superiore di Sanita” Rome, ku u doktorua me titullin “Doktor i Shkencave”

Vasili eshte nje nga ideatoret e plotesimit te kuadrit ligjor modern te shendetesise Shqiptare, hartues ose bashk-autor i pjeses me te madhe te kuadrit ligjor te shendetesise. Ka nje eksperience te gjate pune ne sektorin e shendetesise si ne pozicione drejtuese teknike ashtu edhe ne pozicione drejtuese politike te nivelit me te larte.

Per gjate viteve 1983 – 1993, Z. Vasili ka punuar ne Institutin e Higjienës dhe i Epidemologjisë,

ne vitit 1992 ai ka mbajtur funksionin si Anëtar i Komisionit qendror të zgjedhjeveparlamentare. Në vitet 1996-1997 Dr.Vasili ishte Shefi I Sektorit të Higjenës së Punës, në Drejtorinë e Higjenës, Epidemiologjisë dhe Inspektoriatit Sanitar Shtetëror të Tiranës.

Nga  Shtatori i vitit 1997 deri ne Shtator 2001ishte Drejtor i Drejtorisë së Kujdesit Shëndetësor Parësor, në Ministrinë e Shëndetësisë, Kryeinspektor Sanitar Shtetëror, Kryepidemiologu i Republikës. Në vitet 2001-2003, emërohet Zv/Ministër i Shëndetësisë, njekohesisht ishte Koordinator Politik I Shqipërisë për Shëndetësinë, në Paktin e Stabilitetit.

Ne vitit 1992 Z. Vasili zgjidhet Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Per gjate viteve 2009 – 2012 mban postin e Ministërit te Shëndetësisë. Në vitet 2012 Z.Vasili zgjidhet Nënkryetar i Bashkisë Tiranë dhe nga viti 2013 e ne vazhdim mban postin e Deputetit te Kuvendit të Shqipërisë, Kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Zëvendës Kryetar i saj.


rea-kotaniRea Kotani ka lindur me 16 Shkurt te vitit 1996 ne qytetin e Tiranes. Studimet e mesme i ka kryer ne gjimnazin e pergjithshem ‘Petro Nini Luarasi’ me rezultate te shkelqyera. Momentalisht eshte studente ne vitin e trete ne Fakultetin e Ekonomise se Universitetit te Tiranes, dega finance. Rea Kotani mban postin e nenkryetares se Levizjes Rinore per Integrim.

Angazhimi i saj politik ka nisur qe prej 4 vitesh. Ne ato kohe, ajo u be pjese e struktures se gjimnazeve, ku me perkushtimin dhe vullnetin e treguar mori ne koordinim gjimnazin Petro Nini Luarasi. Aktive dhe pjese e grupit organizativ per politika konkrete te propozuara nga Levizja Rinore per Integrim sic ishte ceshtja e Matures Shteterore, apo Ligji per Punen Vullnetare. Ne zgjedhjet e vitit 2015 ajo ka qene koordinatore per Levizjen Rinore per Integrim ne Njesine Administrative Nr.7, ne te cilen dha nje kontribut maksimal. Aktive ne arenen nderkombetare, ku ka perfaqesuar denjesisht LRI ne aktivitete te ndryshme politike te zhvilluara. Ne Qershor te vitit 2016 ajo zgjidhet nga Komiteti Drejtues Kombetar nenkryetare e Levizjes Rinore per Integrim. Me 12 Dhjetor 2016 zgjidhet anetare e Kryesise se Levizjes Socialiste per Integrim nga Komiteti Drejtues Kombetar.

Gjithashtu, ajo eshte aktive edhe ne jeten akademike. Ne muajin Prillit te vitit 2016, ajo u zgjodh anetare e Senatit Akademik te Universitetit te Tiranes duke premtuar perfaqesim maksimal te studenteve ne kete organ kolegjial vendimmarres.


shezai-rrokajShezai Rrokaj ka lindur me 10 maj 1957, ne Vlore. Ne vitet 1972-1976 ai kryen studimet parauniversitare, Shkolla e mesme e Gjuheve te Huaja “Asim Vokshi” dhe pas dipllomimit i jepet mundesia ne vitet 1980-1983 te regjistrohet ne Faculte des Lettres “Bordeaux III”. Ne perfundimin e ciklit te pare ai regjistrohet ne vitet 1983-1984 ne “Jusieu, Universite de Paris VII”. Ne vitet 1988-1989 ai kryen doktoraturen DEA “Univeriste Paris III, Sobonne” dhe merr titullin “Doktor Shkencash” ne vitet 1989-1990.

Pasi kthehet ne shqiperi ne vitet 1993-1996, Z. Rrokaj  emerohet  zevendesdekan ne Fakultetin e Histori-Filologji, “Universiteti i Tiranës”, ku ne vitin 1995 Z. Rrokaj i jepet titulli nga Universiteti i Tiranes “Profesor i Associuar” dhe ne 1996-1999 ai punoj si lektor ne Itali prane “Universita di Calabria”.

Ne vitin 2001, Z. Rrokaj i jepet titulli “Profesor Doktor” ne Universitetin e Tiranes, njekohesisht ishte pergjegjes i Departamentit te Gjuhes Shqipe ne “Fakultetin e Histori-Filologji”, deri ne vitin 2003. Nga viti 2003 deri ne 2008 Z. Rrokaj emerohet Rektor i Universitetit te Tiranes. Prof.Dr Rrokaj nga viti 2008-2016 ishte dekan i “Fakultetit Histori Filologji”, Universiteti i Tiranes.

Aktualisht Prof.Dr. Rrokaj eshte Zevenvedsrektor i “Universiteti te Tiranes”.

Prof.Dr. Shezai Rrokaj eshte njohes i mire dhe flet rrjedhshëm gjuhët angleze,frënge dhe italiane.

Z.Rokaj ka kryer studime të thelluara ne fushen e gjuhesise dhe eshte autori i nje sere botimesh.


silva-cakaZnj. Silva Caka lindi ne Çorovode,  me date 25 Dhjetor 1987. 

Znj. Caka u diplomua ne vitin 2010 me Diplome te Integruar te Nivelit te Dyte, me titullin Master Shkencor, ne degen Juridik, ne Fakultetin e Drejtesise te Universitetit te Tiranes.

Prej Prillit te vitit 2012, ajo eshte anetare e Kryesise dhe Sekretare per Marredheniet me Publikun e Levizjes se Gruas per Integrim. Gjithashtu prej Tetorit 2012 eshte anetare e Komitetit Drejtues Kombetar te Levizjes Socialiste per Integrim.

Prej Dhjetorit te vitit 2013 eshte Deputete e qarkut te Beratit ne Kuvendin e Shqiperise. Perpara kesaj detyre, ka kryer detyren e juristes prane Agjencise Kombetare te Burimeve Natyrore.

Gjithashtu, prej vitit 2014 eshte Sekretare per Marredheniet me Publikun e Grupit Parlamentar te Levizjes Socialiste per Integrim dhe anetare e Kryesise se kesaj partie politike nga Nentori 2015.


sokol-dervishajSokol Dervishaj ka lindur në Tiranë më 22 Nëntor 1969. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Është betuar si Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës më 9 shtator 2016. Ka shërbyer më parë në detyrën e Zëvendës-Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (2010 – 2013), i ngarkuar me Çështjet e Energjisë, si dhe Zëvendës Ministër i Punëve të Jashtme (2013 – 2015). Ka qenë i zgjedhur Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës gjatë mandatit 2007 – 2011. Ka shërbyer si Drejtor i Kabinetit në Kuvendin e Republikës (2015 – Shtator).

Ka shërbyer në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku ka kryer detyra të ndryshme si Specialist në Drejtorinë Rajonale, Shef i Sektorit të Çështjeve të Sigurisë në Drejtorinë e Bashkëpunimit Euro-Atlantik (1998 – 2000), Këshilltar i Ministrit (2003), si dhe Drejtor i Kabinetit të Zëvendës-Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme (2009 – 2010).

Ka shërbyer në Ministrinë e Mbrojtjes në detyrën e Drejtorit të Kabinetit të Ministrit (2000-2002) dhe në Ministrinë e Brëndshme në detyrën e Shefit të Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (1997 – 1998). Është diplomuar në vitin 1992 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, Katedra e Gjuhës Angleze. Mban gradën Master për Studime Ndërkombëtare nga “King’s College”, Universiteti i Londrës (2003), si dhe studimeve të thelluara pas-universitare në “Royal College of Defence Studies”, Londër (2002).

Ka ndjekur kursin e nivelit të lartë në Diplomacinë e Mbrojtjes në “Royal Military College of Sciences” Britani e Madhe (2001), si dhe kursin ekzekutiv të Universitetit të Harvardit, “Shkolla Kennedy e Qeverisjes” (2012). Është përzgjedhur “Memorial Marshall Fellow” i “German Marshall Fund of Unites States” në fushën e marrëdhënieve Trans-Atlantike (2006), si dhe programin e Lidershipit te Vizitorit Ndërkombëtar të Departamentit të Shtetit në Çështjet e Politikës së Jashtme (2008).


spartak-braho

Spartak Braho u lind ne 17 korrik 1951 ne Durres.

Ne vitin 1974 Z.Braho ka kryer studimet e larta ne Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politiko-Juridike, titulli “Gazetar”. Nga vitet 1974-1977 Z. Braho kishte funksione drejtuese në organizatat e  rinisë. Ne vitin 1981 ai u diplomua per te dyten here ne Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë,  titulli “Jurist”. Pas diplomimit ne 1981 Z.Braho punoj si jurist në portin detar dhe ORMN,ne Durrës.Ne vitet 1981-1987 ai punoj si Gjykatës në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ne vitet 1987-1991 Z.Braho ishte jurist në Ministrinë e Tregtisë së Jashtme, Drejtoria e Albkontrollit. Me pas nga 1991-2004 ai ishte drejtues i strukturave të PS-së, ne Durrës. Nga 1992 e në vijim Z Braho eshte Anëtar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Z.Spartak Braho ka një karrierë të gjatë profesionale dhe ka luajtur nje rol kyce per gjate viteve 1997-2015 duke marr pjese në seminare dhe kurse pranë KE-së, USAID, OSBE, GARNISH MUNCHEN, për probleme të përafrimit të legjislacionit për sigurinë kombëtare, reformën zgjedhore, reformën në drejtësi.  Nga viti 2009 deri ne 2011 Z. Braho  kontributiboj ne fushen e petagogjise duke sherbyer si petagog në Universitetin Amerikan të Tiranës. Per gjate viteve 2009- 2013 Z. Braho  ishte këshilltar ligjor i grupit parlamentar të LSI-së, prje vitit 2004 e ne vazhdim eshte i zgjedhur në forumet drejtuese dhe Kryesinë e LSI-së.

Gjate viteve 1997-2005 dhe 2013-2017 Z.Spartak Braho eshte zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Gjithashtu Z Braho eshte kryetar i Komisionit për Sigurinë


vangjiVangjel Tavo lindi ne Gjirokaster, me date 17 Dhjetor 1969.

Tavo eshte aktualisht ‘DOKTOR I SHKENCAVE MJEKESORE’.

Ai ka kryer gjate viteve 2009-2010  kurs specializimi për “Diagnozë prenatale” në Toronto-Kanada.

Nderkohe ne  2001-2002 ka kryer specializimi në Universitetin e Janinës për “Laparoskopi” dhe ne vitin1996 ka kryer specializim në Spitalin Obstetrik-Gjinekologjik, Tiranë.

Vangjel Tavo njihet dhe per veprimtarine e gjere profesionale. Ai ka punuar gjate viteve 1994-1995 ne Spitalin e Gjirokastrës. Njekohesisht dhe Pedagog në Universitetin e Gjirokastrës.

Me pas, ne 1996 ka ushtruar detyren si Pedagog i Fakultetit të Mjekësisë dhe Infermierisë në Universitetin e Tiranës.

Veprimtaria politike e z. Vangjel Tavo ka nisur qe ne 1995, si Anëtar i Komitetit Drejtues të PS-se, dega Gjirokastër.

Me pas, më 17 Janar 2011 eshte zgjedhur në postin e Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndersa, gjate periudhes  03.07. 2012 – 04.04.2013 z.Tavo ka ushtruar detyren e tij si  Minister i Shëndetësisë.

Zgjedhja e tij ne qarkun e Gjirokastres ka ndodhur gjate legjislaturave IV, V, VII, VIII.

Aktualisht eshte pjese e Grupit parlamentar te  LSI. Si dhe, anetar i Komisionit për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Gjithashtu, z. Vangjel Tavo eshte Autor i dy librave për studentët e Fakultetit të Infermierisë “Shëndeti Riprodhues” dhe “ Obstetrika”.


ylli-manjaniYlli Manjani ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës, ndërsa studimet pasuniversitare i ka kryer në Universitetin e Oslos dhe Universitetin Leiden në studime të specializuara për të Drejtën Evropiane.

Angazhimi i tij politik përfshin aktivizimin si nënkryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim të Shqipërisë dhe Anëtar i Kuvendit , Sekretar për Zgjedhjet i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Aktualisht, Z. Manjani është anëtarë i Kryesisë së LSI-së

Manjani ka një përvojë të gjerë në administratën publike, organizata ndërkombëtare dhe institutet kërkimore ligjore. Ndër postet më të rëndësishme të mbajtura prej tij janë ato të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, Këshilltar Juridik dhe Politik i Kryeministrit të Shqipërisë dhe Zëvendësministër, në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

Është gjithashtu i përfshirë në fushën akademike, ku vlen të theksohet angazhimi si lektor dhe autor i librave: E Drejta Administrative për Studentët dhe Komentar për Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.