Projektligji për Nxitjen e Investimeve Private në Sektorin Elektroenergjetik

Projektligji për Nxitjen e Investimeve Private në Sektorin Elektroenergjetik PER NXITJEN E INVESTIMEVE PRIVATE NE SEKTORIN     
                    ELEKTROENERGJITIK
 
Ne mbeshtetje te n.____te Kushtetutes me propozim te nje grupi deputetesh
 
 
        KUVENDI
   I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
 
 
        VENDOSI:
 
 
          KREU I
          
            DISPOZITA TE PERGJITHSHME
 
 
Neni 1
Qellimi i ligjit
 
Qellimi i ketij ligji eshte: Te nxise investimet private ne sektorin elektroenergjitik nepermjet lehtesimit te procedurave administrative e aplikimit te stimujve financiare.                                       
 
 
Neni 2
Objekti i ligjit
 
Ky ligj zbatohet per te gjitha investimet private qe do te kryehen ne sektorin elektroenergjitik.
 
Me investime private do te kuptohen te gjitha investimet e kryera drejtperdrejt apo nepermjet marreveshjeve koncesionare ne ndertimin e objekteve te reja per prodhimin e energjise elektrike.
 
 
Neni 3
Investitoret
 
Investitore ne kuptim te ketij ligji jane te gjithe personat fizike apo juridike shqiptare apo te huaj te cilet investojne ne ndertimin e HEC-eve TEC-eve apo impianteve  te tjera qe sherbejne per prodhimin e energjise elektrike.
 
 
 
KREU II
             
         PROCEDURAT   E MIRATIMIT TE PROJEKTIT  TEKNIK
   
 
Neni 4
Pergatitja dhe miratimi i projektit teknik
 
Projekti teknik i vepres hartohet nga investitori ne perputhje me te gjitha rregullat dhe standartet ne fuqi.
 
Projekti teknik miratohet nga autoriteti shteteror pergjegjes brenda 30 diteve nga dita e dorezimit te kerkeses dhe dokumentacionit perkates.
 
 
Neni 5
Autoriteti shteteror pergjegjes per miratimin e projektit teknik
 
Autoriteti shteteror pergjegjes per miratimin e projektit teknik eshte:
 
Agjensia Kombetare e Energjise (AKE) dhe Komiteti Kombetar i Digave ne rastet e HEC-eve;
 
Agjensia Kombetare e Energjise ne rastin e TEC-eve apo impianteve te tjera per prodhimin e energjise elektrike.
 
 
 
 
 
Neni 6
Procedurat e shqyrtimit te projektit teknik
 
Keshilli i Ministrave me propozim te Ministrit pergjegjes per energjine vendos te gjitha rregullat mbi plotesimin e dokumentacionit procedurat e shqyrtimit te projektit teknik dhe marrjes se vendimit nga autoriteti shteteror pergjegjes.
 
 
Neni 7
Miratimi ne heshtje
 
Nese autoriteti shteteror pergjegjes brenda afatit te percaktuar ne nenin 4 te ketij ligji nuk merr nje vendim te motivuar per pranimin apo rrezimin e projektit teknik projekti konsiderohet si i miratuar dhe eshte i vlefshem ne fazat e tjera te miratimit te investimit.
 
 
Neni 8
E drejta e ankimit
 
Kunder vendimit te autoritetit shteteror pergjegjes mund te behet ankim brenda 10 diteve nga marrja dijeni per vendimin prane Ministrit pergjegjes per sektorin energjitik i cili brenda 15 diteve u komunikon investitoreve vendimin perfundimtar.
 
Kunder ketij akti administrativ mund te behet ankim ne gjykate.
 
 
KREU III
 
 KERKESAT PER KONCENSIONE
 
 
Neni 9
Shqyrtimi i kerkesave per koncensione
 
Investitoret pas miratimit te projektit teknik nese kerkojne te realizojne nje marreveshje koncesionare sipas percaktimeve te Ligjit Nr.7973 date 26.7.1995 “Per koncensionet dhe pjesemarrjen e sektorit privat ne sherbimet publike dhe infrastrukture” i drejtojne kerkesen perkatese dhe gjithe dokumentacionin e nevojshem Organit Shteteror te Autorizuar (OSHA).
 
 
Neni 10
Organi Shteteror i Autorizuar
 
Ne kuptim te ketij ligji me Organ Shteteror te Autorizuar do te kuptohet:
 
Komuna apo Bashkia perkatese ne territorin e se ciles shtrihet projekti i propozuar ne rastet kur objekti ka nje fuqi te instaluar deri ne 10 MW;
 
Ministria pergjegjese per energjine kur objekti i propozuar ka nje fuqi te instaluar mbi 10 MW.
 
OSHA ushtron te gjitha kompetencat e parashikuara per te nga Ligji Nr.7973 date 26.7.1995 “Per koncensionet dhe pjesemarrjen e sektorit privat ne sherbimet publike dhe infrastrukture”.
 
 
Neni 11
Afatet
 
OSHA shqyrton dokumentacionin dhe merr vendim brenda 30 diteve nga dita e depozitimit te kerkeses.
 
Kunder vendimit te OSHA-se behet ankim ne gjykate brenda 10 diteve nga marrja dijeni per te.
 
 
Neni 12
Miratimi ne heshtje
 
Nese OSHA brenda afatit ligjor te percaktuar ne n.11 nuk merr vendim kerkesa konsiderohet e miratuar ne heshtje dhe palet fillojne menjehere negocimin per n/shkrimin e marreveshjes se koncesionit.
 
 
Neni 13
E drejta e demshperblimit
 
Refuzimi i OSHA-se per negocimin e n/shkrimin e kontrates i jep investitorit te drejten e demshperblimit.
 
Masa e demshperblimit percaktohet nga gjykata me kerkese te investitorit mbi bazen e rregullave te percaktuara ne Kodin Civil per shperblimin e demit.
 
Neni 14
Propozimet e kerkuara
 
Kur per ndertimin e nje objekti prane OSHA eshte depozituar  me shume se nje kerkese OSHA vepron si ne rastin e propozimeve te kerkuara duke organizuar tender sipas percaktimeve te bera ne Ligjin Nr.7973 date 26.7.1995 “Per koncensionet dhe pjesemarrjen e sektorit privat ne sherbimet publike dhe infrastrukture”.
 
 
Neni 15
Procedurat e tenderit
 
Vendimi per hapjen e tenderit merret jo me vone se 10 dite nga marrja e informacionit perkates mbi projektet e miratuara nga AKE.
 
Keshilli i Ministrave me propozim te Ministrit pergjegjes per energjine miraton rregullat  per zhvillimin e tenderit.
 
 
Neni 16
Marreveshja e koncensionit 
 
Ne perfundim te negocimit investitori dhe OSHA nenshkruajne marreveshjen e koncensionit sipas kushteve dhe afateve te percaktuara nga Ligji Nr.7973 date 26.7.1995 “Per koncensionet dhe pjesemarrjen e sektorit privat ne sherbimet publike dhe infrastrukture”.
 
Marreveshja e koncensionit hyn ne fuqi me n/shkrimin e paleve
 
 
       KREU IV
   
    DETYRIMET E ORGANEVE TE QEVERISJES VENDORE
 
 
 
Neni 17
Leja e sheshit dhe leja e ndertimit
 
Pas miratimit te projektit teknik apo n/shkrimit te marreveshjes se koncesionit gjithe dokumentacioni i hartuar ne perputhje me kerkesat e ligjit “Per Urbanistiken” dergohet prej investitorit per miratimin e sheshit te ndertimit dhe lejes se ndertimit ne Keshillin e Rregullimit te Territorit te Komunes apo Bashkise ku shtrihet investimi kur objekti i propozuar ka nje fuqi te instaluar deri ne 10 MW; dhe ne KRRTRSH kur objekti i propozuar ka nje fuqi te instaluar mbi 10 MW.
 
KRRT kompetente vendos brenda 30 diteve nga depozitimi i kerkeses per miratimin e lejes  se sheshit apo  ndertimit.
 
 
Neni 18
Ankimi kunder vendimit te KRRT
 
Nese KRRT e Komunes apo Bashkise sipas percaktimit te n.17 refuzon dhenien e lejes perkatese investitori ka te drejte brenda 10 diteve nga njohja me vendimin ta ankimoje ate ne KRRTRSH.
 
KRRTRSH brenda 15 diteve shqyrton ankimin dhe shpall vendimin perkates.
 
Kunder vendimit te KRRTRSH-se sipas percaktimeve te n.17 dhe 18/2 mund te behet ankim ne gjykate.
 
 
Neni 19
E drejta e demshperblimit
 
Nese KRRT apo KRRTRSH pa ndonje arsye objektive