Protesta e të rinjve para Parlamentit, Kërpaçi: Misioni i opozitës është rikthimi i shpresës te rinia!

Ditën e sotme të rinjtë e LRI-së dhe FRPD-së kanë zhvilluar një protestë simbolike përpara Parlamentit.

E pranishme në këtë protestë, Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi u shpreh se krimi në Parlament e ka detyruar rininë të emigrojë dhe se papunësia, arsimi i dobët, mungesa e shpresës dhe shtetit të së drejtës janë arsye kryesore që e shtyjnë rininë drejt azilit apo emigrimit jashtë Shqipërisë.

“LSI është partia e te rinjve! Misioni i opozitës është  rikthimi i shpresës te rinia për ta parë Shqipërinë si shtëpi e për të ndërtuar këtu të ardhmen.” – u shpreh Kryetarja e LRI-së.

/ In News / By Admin / Comments Off on Protesta e të rinjve para Parlamentit, Kërpaçi: Misioni i opozitës është rikthimi i shpresës te rinia!