Pyetje për Damianin e Sorekën, Braimllari: Kur e vendosën të mbledhin Këshillin Politik?

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari i ka drejtuar një pyetje publike bashkekryetarit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknurit dhe Ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigji Soreca se kur kanë vendosur ata që të mblidhet Këshilli Politik.

Në një postim në Facebook, Braimllari akuzon se Damiani dhe shokët e tij të rilindjes e bllokuan Këshillin Politik.

Postimi i Plotë

Pyetje për Damianin dhe Sorekën!!

Damiani me shokë e bllokuan Këshillin Politik.

Ndërsa Ambasadori Soreca çuditërisht e përshëndeti rifillimin e Këshillit Politik.

Askush nuk ka asnjë informacion për vendin dhe orën e mbledhjes së Këshillit Politik.

Po i pyesim publikisht:

Kur e ka vendosur Damiani me Sorekën që ta mbledhin Këshillin Politik ??

/ In News / By Admin / Comments Off on Pyetje për Damianin e Sorekën, Braimllari: Kur e vendosën të mbledhin Këshillin Politik?