Spahiu: Qeveri pa ide e program. Investimi i vetëm është probaganda

Ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu ka reaguar me anë të një statusi në Facebook duke thënë se Shqipëria ka një problem të madh, të cilin LSI e ka shprehur dhe në vitet e koalicionit me PS-në që është mungesa e investimeve në ekonomi, kryesisht ato të huaja.

Spahiu shton se kjo qeveri është një qeveri pa asnjë progam dhe ide dhe investimi i vetëm i saj në këto vite është probaganda e saj dhe jo krijimi i kushteve të favorshme për më shumë investime.

Postimi i Sphaiut në Facebook

Prej kohësh kemi ngritur të njëjtin shqetësim, madje edhe kur qeverisnim bashkë, por çdo fjalë e jona ka rënë më vesh të shurdhët.

Standard and Poors paralajmëron krijimin e një klime të favorshme për investime në ekonomi, sidomos ata të huaja, për të dalë nga bataku ku kemi rënë.

Por

E pamundur që një qeveri inekzistente, pa ide, pa program, ku investimi i vetëm direkt i saj është propaganda, të krijojë kushtet e favorshme për më shumë investimeve.

E pamundur që një qeveri e zgjedhur me vota të grabitura nga krimi, të luftojë korrupsionin (renditemi si më të korruptuarit në botë)

E pamundur që të investohet në një vend pa gjykata, pa parlament.

Na takon ne si opozitë të çojmë vendin në zgjedhje, si zgjidhja e vetme e kolapsit pilitik, administrativ, legjislativ.

Askush nuk duhet të presë që një mendje e sëmurë, arkitekti i gjëndjes ku jemi, të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

2020 duhet të jetë viti i ndryshimit të madh. Çdo ditë vonesë do jetë më shumë varfëri, më shumë emigrantë, më shumë krim e korrupsion, në kurriz të të gjithëve ne.