Taksimet e dyfishta, Panariti: Nuk bëhet më fjalë për regjim, por ndodhemi tashmë nën një zgjedhë fiskale

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet një statusi në Facebook ku shprehet mbi taksimin e dyfishtë që duhet të paguajnë shqiptarët për përdorimin e akseve kombëtare.

“Një barrë e papërballueshme , tërësisht jashtë mundësive të popullit më të varfër të Evropës… Taksime të dyfishta! Dy herë për të njëjtën gjë. Nuk mjaftojnë rreth dyqind milionë euro në vit taksë qarkullimi që i vilet me çmimin e naftës çdo qytetari , duke e çuar çmimin e saj ndër më të lartët në kontinent, por atij tani i kërkohet të paguajë edhe tarifa koncensionarësh për shfrytëzim të akseve kombëtare.” – shkruan Panariti në statusin e tij.

Më poshtë statusi i plotë i Panaritit:

Nuk bëhet më fjalë për regjim, por ndodhemi tashmë nën një zgjedhë fiskale…

Një barrë e papërballueshme , tërësisht jashtë mundësive të popullit më të varfër të Evropës… Taksime të dyfishta! Dy herë për të njëjtën gjë. Nuk mjaftojnë rreth dyqind milionë euro në vit taksë qarkullimi që i vilet me çmimin e naftës çdo qytetari , duke e çuar çmimin e saj ndër më të lartët në kontinent, por atij tani i kërkohet të paguajë edhe tarifa koncensionarësh për shfrytëzim të akseve kombëtare.. Pra të paguajë dy herë, njëherë shtetin dhe njëherë koncensionin. Taksa, tarifa, tatime tërësisht jo përpjestimore me të ardhurat.. Pra “shtrydhje” e cila shpie në rrudhje, mbyllje, braktisje, dëshpërim, arrati…. Ulini taksat, thjeshtojini ato, lehtësoni pagesat, ulni tatimin mbi vlerën e shtuar për lëndët e para të prodhimit, jepuni paratë e premtuara fermerit, rimbursoni detyrimet për agrobiznesin që të ndalni gremisjen që ka filluar.. Sa nuk është vonë!

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Taksimet e dyfishta, Panariti: Nuk bëhet më fjalë për regjim, por ndodhemi tashmë nën një zgjedhë fiskale