“Të gjitha betejat i ka fituar me koalicone jo me përballje”, Kryemadhi: Rama për mua një zvarranik politik

Kryetarja e LSI ishte e ftuar në emisionin e gazetarit Cim Peka në Syri Tv e cilësoi kryeministrin Rama si  një zvarranik politik pasi në asnjë nga betejat e tij politike nuk ka luftuar ndershmërisht.

Pjesë nga intervista:

Cim Peka: Ilir Meta në fakt duhet të ishte i qartë dhe para 20 viteve, kur ju po benit një vepër më të mirë sesa të merreshit me politikë, po sillnit ne jetë një djalë të mbarë siç është Besi. Gjithsesi fakti që i gëzoheshit ardhjes në jëtë të një djali të mbarë si Besi, nuk ju bën fare pergjegjegjës qe bashkëshorti juaj babai Besit po rriste në kuptimin e mirë të fjalës një kafshë politike si Edi Rama i cili është i gatshëm të kapë gjithçka dhe të mos pyesë pastaj për asnjë? Duhet ta konsiderojë veten edhe babai Besit se është babai kombit…
Kryemadhi: E para, njëherë zoti Peka unë them se duhet ta ndani pyetjen nga kjo gjë. Përsa i përket babai Besarit, me Ilir Metën kryeministër në atë kohë që po rriste një kafshë politike, unë nuk mund ta quaj kafshë politike zotin Rama. Unë do ta quaj një zvarranik të politikës.
Cim Peka: Në kuptimin figurativ..
Kryemadhi: Varet nga percetimi. Unë p.sh me fjalë kafshë politike quaj njerëz të cilët janë punëtor, përballen, luftojnë për sfidat e tyre që janë të drejta. Ndërsa, zotin Rama unë do ta quaj zvarranik. Zotin Rama, nuk e shoh në asnjë një asnjë betejë, të fituar me ndershmëri në betejat e tij politike. Të gjitha betejat e tij politike kanë qenë të stimuluara në koalicione të ndryshme. Pra, po themi njëherë më Ilir Metën, një herë me Gramoz Ruçin, njëherë me Lulzim Bashën, pastaj njëherë me dikë tjetër dhe asnjëherë nuk ka fituar një betejë të vetme i vetëm.

/ In News / By Admin / Comments Off on “Të gjitha betejat i ka fituar me koalicone jo me përballje”, Kryemadhi: Rama për mua një zvarranik politik