“U kalbën të gjitha”, Panariti: Ja tre masat për ndalimin e kolapsit të bujqësisë

Ish Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar me anë të një postimi në “Facebook”, ku jep dhe 3 masat e para si fillim për ndalimin e kolapsit të bujqësisë.

“U kalbën të gjitha, po qajnë fëmijët”, ishte kjo lajtmotivi i protestës së sotme të fermerëve të  Lushnjes dhe Beratit. E duke marrë shkas nga kërkesat e fermerëve shqiptarë, ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti bën apel që të ndalet rrënimi i mëtejshëm i prodhimit bujqësor vendas.

“Ndal rrënimit të prodhimit bujqësor! Tre masa për ndalimin e kolapsit të bujqësisë!

  1. Rikthimi i rimbursimit në masën 20% të vlerës së produktit në shitje. Sepse pikat e grumbullimit nuk e mbledhin me prodhimin vendas, nuk u leverdis.
  2. Furnizim i detyruar i institucioneve publike, kopshte, çerdhe, azile, forca të armatosura dhe rendit vetëm me prodhim vendas. Vetëm në mungesë të tij të importohet.
  3. Të ndalohet importi i prodhimeve bujqësore të subvencionuara në origjinë. Të vihet në veprim masa “anti dumping”, parashikuar në marrëveshjen e tregtisë së lirë, për mbrojtjen e prodhimit vendas. Kaq si fillim”, propozon në reagimin e tij, ish-ministri i Bujqësisë,