Vasili: 2 Marsi i Kushtetutës, përballë antiligjit dhe horrllëkut qeveritar!

Nga Petrit Vasili

2 Marsi i Kushtetutës, përballë antiligjit dhe horrllëkut qeveritar!

2 marsi si takimi mbarë popullor i të gjithë shqiptarëve është momenti që ndan gjërat.

Mbrojtja e Kushtetutës është mbrojtje nga antiligji qeveritar :

që grabit pronën, që ndëshkon njeriun e thjeshtë dhe mbron hajdutët e qeverisë,

që dhunon çdo të drejtë të njerëzve të zakonshëm dhe garanton çdo privilegj të shfrenuar të qeveritarëve gangsterë,

që shkeljen e ligjit e quan normalitet dhe respektimin faj

që lejon të grabiten miliarda me koncesione ndërsa njerëzit e varfër nuk sigurojnë dot as bukën e përditshme,

që i mbyll gojën fjalës së lire dhe paguan fjalën e maskarenjve mediatike të paguar nga qeveria,

që lejon të pastrohen paratë e pista që asgjësojnë mijëra biznese të ndershme,

që jua bën jetën ferr shqiptarëve aq sa ata ikin me mijëra nga Shqipëria,

që është gati të shkëmbejë shqiptarët me sirianë e bangladeshas,

që e shndërron Shqipërinë ndër tre vendet më të korruptuara të botës,

që e shndërron Shqipërinë në Kolumbinë e Evropës.

që ua shet edhe Shqipërinë edhe Kosovën interesave më të zeza antishqiptare.

2 marsi është vija e ndarjes mes pabarazisë përpara ligjit dhe drejtësisë së barabartë për të gjithë.

2 marsi i jep fundit drejtësisë së blerë, të kapur e të rrëmbyer nga qeveria që e mbron atë dhe dënon egërsisht njeriun e thjeshtë.

2 marsi është beteja për Kushtetutën që duan ta rrëmbejnë dhe ta shqyejnë Ram- rilindasit idiote të tij.

2 marsi është festa e ligjit dhe e barazisë së njerëzve të lirë.

2 marsi është dita e rikthimit të dinjitetit të nëpërkëmbur nga degjenerimi arrogant i ram-rilindjes.

2 marsi është dita e ndarjes me horrllëkun rilindas të antiligjit.

/ In Uncategorized / By Admin / Comments Off on Vasili: 2 Marsi i Kushtetutës, përballë antiligjit dhe horrllëkut qeveritar!