Vasili: Duhen vepra dhe jo shfaqje për përballimin e pandemisë! (VIDEO)

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se qeveria “Rama” duhet të marrë akte konkrete për përballimin e epidemisë së koronavirusit dhe jo të bëjë shfaqje pa përmbajtje në media dhe ERTV.

Në një video mesazh në Facebook, Vasili shprehet se situata është serioze dhe duhet përballur me një përgjegjshmëri maksimale nga institucionet shtetërore.

“Ata që kanë marrë përsipër të administruar këtë situatë duhet të jenë konkret në aktet e tyre. Ne nuk kemi nevojë që kryeministri me gjuhë të papërshtatshme të bëjë shfaqje. Pandemia nuk ka nevojë për shfaqje. Kryeministri ka shumë gjëra për të mësuar nga Italia dhe më rezulton se nuk ka mësuar asgjë”,- shprehet Petrit Vasili.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë rregullat.