Vasili: Edi Rama sot i ka kundër të gjithë shqiptarët me monizmin e tij

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se me zgjedhjet moniste që do të zhvillojë ,Edi Rama e vulos pa kthim PS-në me njollën e zezë të monizmit.

Postimi i plotë:

Edi Rama e vulos pa kthim PS-në me njollën e zezë të monizmit.

Edi Rama sot i ka kundër të gjithë shqiptarët me monizmin e tij.

Shqiptarët edhe ne fundin e viteve 90 ishin të gjithë bashkë kundër monizmit.

Votimi në vitin 1992 ishte një plebishit tronditës kundër monizmit dhe nuk ishte thjesht një votim për një parti politike.

Sot kriminalizimi i qeverisjes si kurrë më parë në Shqipëri i mbështetur në njerën këmbë tek kriminelët dhe nga ana tjetër tek trafikantët ka vetëm një rezultat, monizmin.

Është shumë e qartë por edhe shumë e thjeshtë, Pluralizmi pra demokracia zbulon nxjerr sheshit menjëherë gjithçka që shqetëson, dëmton dhe trondit vendin, ndërsa monizmi të izolojë njerezit dhe t’u mbyllë gojën.

Monizmi është pasoja e pashmangshme e kriminalizimit të Edi Ramës.

Edi Rama me monizmin e tij si një tentativë e vdekur, qe pa nisur ende, sot e shpejtoi në mënyrë marramendëse fundin e tij.

Fronti qytetar kundër Edi Ramës është sot me i gjerë se kurrë sepse ka nje pikë ku të gjithë shqiptarët bashkohen që është urrejtja ndaj monizmit.

Askush nuk e mbështet monizmin.
Të gjithë kishin menduar se e kishin mbyllur një herë e përgjithmonë faqen e zezë të monizmit në Shqipëri.

Partia Socialiste pas viteve 90 bëri gjithçka që të harrohej e shkuara e saj moniste, bile shpesh ankohej se kjo ishte një akuzë e padrejtë që i bëhej asaj.

Sot Edi Rama dhe PS u damkosen përfundimisht si një parti moniste, antieuropiane dhe antidemokratike.

Kjo damkë tashmë nuk do t’u hiqet kurrë, sepse përsëritja sot pas afër 30 vjetesh do të thotë qartë, që gjithçka kanë thënë ka qënë një mashtrim i lig kundra popullit dhe ata kurrë nuk janë çliruar nga monizmi që ka qënë dhe mbetet ëndrra e tyre.

Monizmi që i shkatërroi shqiptarët, i varfëroi në mënyrë tragjike, i izoloi, i depersonalizoi është e vetmja pikë ku shqiptarët janë të gjithë bashkë si një shumicë gjigante kundër tij.

Fundi i monizmit të Edi Ramës është i pashmangshëm, por shumë e rendë është dhe do të jetë fatura e padrejtë që po paguajnë shqiptarët për faj të tij.

Ndaj koha nuk pret, koha është sot.

/ In News / By Admin / Comments Off on Vasili: Edi Rama sot i ka kundër të gjithë shqiptarët me monizmin e tij