Vasili: Katica politike, që mbron Katicën e KED dhe betimin te Bregu i Lanës!

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të deputetit Fatmir Xhafaj lidhur me njohjen nga Gjykata Kushtetuese të anëtares, Marsida Xhaferrlari. Xhafaj mori në mbrojtje kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Arian Dovrani dhe kritikoi qëndrimin e kreut të shtetit.

Vasili i krahason Xhafajn dhe Dovranin me Janeva Katicën e Maqedonisë së Veriut. Katica u mbështet nga ndërkombëtarët për krijimin e Prokurorisë Speciale në këtë vend, por më vonë rezultoi se vet Katica ishte e përfshirë në afera korruptive dhe presione që bënte ndaj politikës me anë të reformës se prokurorisë speciale.

Postimi i plotë i Vasilit:

Katica politike, që mbron Katicën e KED dhe betimin te Bregu i Lanës!

Sot Katica politike e reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj po guxon të mbrojë palaçollëkun e Katicës Dvorani Kryetar i KED, që shkeli e dhunoi Kushtetutën e Ligjin për t’i shërbyer kapjes së Gjykatës Kushtetuese nga rilindja dhe për ta kthyer drejtësinë në pronën kriminale të saj.

Sot Katica politike guxon të shantazhojë edhe anëtarët e KED në mbrojtje të Katicës Dvorani të KED.

Mashtrimi publik arriti deri aty sa Katica politike të gënjejë edhe për vendime të KED, që nuk janë marrë kurrë si dhe për vendime që KED e ka të pamundur me ligj që ti marrë dhe të shpallë fitues.

KED ka marre vendim vetëm, që vendimet e saj të publikohen në faqen e Gjykatës së Lartë dhe kjo është e zeza mbi të bardhë e nuk e luan topi.

Katica Dvorani dhe Katicat e tjera thjesht shndërruan Gazetën Zyrtare në Landfill Zyrtar gjë të cilin mbron sot Katica politike Xhafaj.

Mbi Katicën Dvorani bie e gjithë përgjegjësia individuale penale për këtë veprim dhe shumë të tjera në funksion të rolit të tij në puçin kushtetues duke filluar nga loja kriminale me dërgimin e listave, manipulimin e vlerësimit të kandidateve etj etj. Ndaj edhe do të përgjigjet deri në një.

Katica politike Xhafaj, që bën presion gjoja në emër të reformës duke përmendur veçanërisht partnerët amerikanë, është dita sot që ti kujtojmë se SHBA është simboli i drejtësisë së pavarur, të pa kapur dhe të pa shantazhuar.

Katica politike nuk mund të shpërdorojë e keqpërdorë dot më SHBA dhe atë që ato simbolizojnë, si alibi për të kapur drejtësinë dhe Gjykatën Kushtetuese.

Katica politike, që bekoi zgjedhjen antikushtetuese të Arta Markut, që vuri Ministrinë e Brendshme në funksion të vëllait trafikant, që deklaroi 24 orë përpara vazhdimin dinjitoz të reformave dhe 24 orë më pas iku me bisht në shalë flet sot për parime e për Kushtetutë.

Katica politike me shokë e çuan Kushtetutën në atë derexhe që kandidatja e vetëshpallur të betohej te Bregu i Lanës.

Një notere e thjeshtë u tregua shumë më dinjitoze se të gjithë Katicat e kapura të marra bashkë.

I gjithë populli i sheh me neveri Katicat e Bregut të Lanës, që mbrojnë njëra tjetrën dhe kërkon veç ndëshkimin e tyre.

 

/ In News / By Admin / Comments Off on Vasili: Katica politike, që mbron Katicën e KED dhe betimin te Bregu i Lanës!