Vasili: Në Ditën e Europës Shqipëria u zgjua nën dhunë dhe me 2 kushte të reja

Deklarata për media e nënkryetarit të LSI, Petrit Vasilit

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!

Sot më 9 maj, pikërisht në Ditën e Europës, Tirana u zgjua nën dhunë. Nën një shtetrrethim politik dhe jo më karantinor. U zgjua sot në këtë ditë të 9 majit me 2 kushte të tjera mbi ato 15, të cilat Europa ka vendosur për ecurinë e mëtejshme të integrimit europian dhe për hapjen e negociatave.

2 kushtet e tjera, të gjithë prisnin t;I dëgjonin nga ambasadori Soreca në bashkëbisedimin e tij shumë të ëmbël dhe miqësor me kryeministrin e Shqipërisë, shkaktarin e 15 kushteve , por dhe të 2 kushteve shtesë. 2 kushte shtesë, me qenë se ambasadori Soreca nuk shqiptoi dot po ua them unë.
Kushti I 16 është ndalja edhunës dhe mospengimi I demostrimit demokratik të qytetarëve, cilëtdo qofshin, në çfarëdo numri qofshin dhe kurdo që ata do ta gjykojën të udhës, në këmbim të kësaj ju e dini se çfarë ndodhi sot me qytetarët.

Dhe kushti i 17, të cilin prisnim ta dëgjonim nga ambasadori Soreca mbasi Europa Nostra e mbledhur nga Këshilli Europian dhe nga Parlamenti Europian u tregua e gatshme të marrë në dorë çështjen e teatrit duke ruajtur integritetin historik dhe vlerat dhe rehabilitimin e tij, përkundrazi bashkëbiseduesi i tij i gjatë në krah, mbrëmë në mënyrë clandestine natën, ashtu siç veprojnë hajdutët e natës, mori dhe nxorri vendim dhe ia kaloi Bashkisë së Tiranës ashtu si për ti hapur rrugën prishjes së teatrit.

Natyrshëm ambasador Soreca nuk mund ti thoshte këto gjëra dhe ne e mirëkuptojmë pasi selia e Evropës u shëndërrua sot për fat të keq ditën e 9 majit në sallën e konferencave të shtypit të kryeministrit Edi Rama, pasi në vend që të dëgjonim aspiratat e Evropës, çfarë nuk kanë bërë dhe çfarë nuk funksionon në Shqipëri, se si Shqipëria është shndërruar në narkoshtet dhe si Shqipëria nuk ka shtet ligjor, se si në Shqipëri grabiten miliardat me PPP, se si një pushtet arbitrar vendos për çdo gjë, se si dhe për pandeminë dhe epideminë e madh që ka pushtuar vendin në lidhje me coronavirusin flet ju e keni parë epidiomologu popullor adhamudhi shqiptar, i cili është i gatshëm të sfidojë edhe profesionistët më të mëdhenj në emër të mbajtjes së shtetrrethimit politik që ndalon protestat por ç’ndodhi sot, ndonëse nuk u fol asnjë fjalë në ditën e Evropës.

Në ditën e Evropës qytetarët u dhunuan në këtë formë, në ditën e Evropës policë tufa-tufa, nga dhjetë bashkë nëpër fugone arrestonin qytetarët. Ku ishte distancimi fizik për tu mbrojtur nga coronavirusi, i cili shqetëson kryeminstrin?

Ku ishin rregullat e shtetrrethimit të çuditshëm të kryeministrit, i cili pranon dhe lejon që mijëra qytetarë pa respektuar asnjë lloj distancimi fizik bëjnë të dalin rrugëve, ndërsa 7 apo 10 apo qindra apo 200 apo 500 apo 1000 qytetarë që dalin të protestojnë për të respektuar rregullat edhe distancimin fizik shpërndahen dhunshëm nga qindra policë ngjeshur trup më trup, për të cilët nuk ka rëndësi distancimi fizik a thua se coronavirusi nuk zë policët që rrinë bashkë por zë vetëm qytetarët apo zonjën protestuese atje në shesh, është fare e qartë që në ditën e Evropës Shqipëria zgjohet sot pikërisht në të kundërtën e atyre vlerave për të cilat europa është ngritur dhe themeluar për të cilat të gjithë ne aspirojmë që të jemi pjesë e saj e ku demokracia me themele të forta, fjala e lirë, solidariteti dhe kurrën e kurrës dhuna janë vlerat themelore të cilat e mbajnë bashkë.

Sot ne kemi djegur një përkremtim të ditës së Evropës për fat të keq edhe nga përfaqësuesit e Evropës në Tiranë, të shurdhër, të verbër për gjërat që ndodhin në Tiranë, që nuk dëgjojnë klithmat e qytetarëve atje në shesh, që nuk shohin korrupsionin e një nate më parë, të cilët përtypin nëpër dhëmbë fajet e tmerrshme të korrupsionit dhe nuk thonë asgjë. Në këtë mënyrë sigurisht, kjo është e kundërta e rrugës evropiane, pasi në 17 kushtet, sepse aq kemi tani, pas dhunës ndaj protestuesve dhe heqja dorë nga kjo dhunë e sëmurë patologjike, dhunë e narkoshtetit në një anë dhe teatri nga ana tjetër, pra për këto 17 kushte nuk ekziston asnjë hap i vetëm i kryer. Përkundrazi, vazhdojmë dhe dëgjojmë të njëjtën demagogji të cilës nuk i thuhet kurrë ndal.

Sot është dita për të thënë njëherë e përgjithmonë që shqiptarët do të protestojnë ashtu siç protestojnë qytetarët europianë në Gjermani, në Izrael, në SHBA, Itali dhe në këtë kohë duke respektuar rregullat, pasi e drejta për të protestuar, për të mos u pajtjar me shtetrrethimet politike, me grabitjen miliardere që vazhdon për koncesione dhe për tendera sekrete nuk mund të ketë asnjëlloj pengimi dhe ndalimi. Kushtetuta është e qartë dhe e drejtë, flet qartë dhe nuk ia provon kërkush shqiptarëve, qofshin këta shqiptarë si Edi Rama, qofshin këta miq të tyre që flasin shqip e anglish, dhe që fatkeqësisht qëllojnë herë pas here që të kenë verbësi dhe shurdhësi, që duket e zhduket, që shfaqet dhe humbet, por problemet janë këtu. Sigurisht shqiptarët e kanë marrë vendimin e tyre që të marrin fatet e tyre në dorë dhe asnjë llojë hap dhe mbyll me pandeminë nuk mund të funksionojë. Kauza e pandemisë, e shndërruar tashmë nga Edi Rama në kauzë politike, pra për fat të keq në një mënyrë dishumane nga një kauzë mjekësore, në një kauzë të shëmtuar politike është tashmë e qartë për të gjithë.

Mijëra qytetarë që janë sot aty dhe shikojnë edhe raportimet e tjera, ia kanë dhënë përgjigjen duke kuptuar fare mirë farsën. Është koha për ti dhënë fund njëherë e mirë farsës, pasi çdo e drejtë që popullit i dhunohet, çdo e drejtë e fituar me ligj e Kushtetutë, i lejon këtij populli që të reagojë më çdo mjet dhe formë demokratike me të gjithë nervin, me të gjithë pathosin, me të gjithë vendosshmërinë, me të gjithë papërkundshmërinë e duhur për ta çuar dhe për ti vënë në vend këto të drejta.

Faleminderit të gjithëve.

/ In News / By Admin / Comments Off on Vasili: Në Ditën e Europës Shqipëria u zgjua nën dhunë dhe me 2 kushte të reja