Vasili në Syri TV: Zgjedhjet me standarde e vetmja mënyrë për zgjidhjen e krizës, opozita e bashkuar deri në fitore

Pjesë nga Intervista e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili për Syri.net

Pas depozitimit të kërkesës suaj ditën e sotme, qytetarët si duhet ta lexojnë, a ka një përcarje në kampin opozitar teksa vetëm 3 parti kanë dorëzuar kërkesën për tu regjistruar në zgjedhjet e 13 tetorit?

Opozita ka qenë është vazhdon të jete dhe do të jetë e bashkuar, dëri në ditën e fundit në arritjen e fitores për largimin e këtij kryeministri. Sot kemi hedhur një hap tjetër, mbasi dy ditë më parë e kishim depozituar një kërkesë KQZ për hapjen e procedurave për zgjedhjet. Sot kërkuam të bëjmë regjistrimin formal. 4 anëtarët kamikazë socialiste të KQZ. Sot u vërtua që KQZ është një institucion i kapur nga Rilindja. Sot kërkuan të regjistrohemi formalisht. Zgjedhje sa më parë dhe me standarte si rruga e vetme e zgjidhjes. Kemi qenë të qartë fitorja do të vijë jo nëpërmjet një pazari po nëpërmjet zgjedhjeve. 4 kamikazët e KQZ kanë shkelur ligjin. Që prej daljes së dekretit të presidentit për 13 tetorin KQZ duhet të niste procedurat për plotësimin e KZAZ-ve që në 8 korrik. Kërkesa jonë vuri në pah dy vullnete. Vullnetin tonë për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe vullnetin e Edi Ramës për të bërë zgjedhje moniste. Kërkesa për regjistrimin dhe kërkesa e së premtes për fillimin e procedurave do jenë dy fjalitë e para të akt akuzës për 4 anëtarët kamikazë të KQZ.

/ In News / By Elisa Piperi / Comments Off on Vasili në Syri TV: Zgjedhjet me standarde e vetmja mënyrë për zgjidhjen e krizës, opozita e bashkuar deri në fitore