Vasili nxjerr videon: Rama, i vetmi përgjegjës për vendimet e marra që shkatërruan vendin

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaron se Edi Rama është i vetmi përgjegjës për vendimet e marra që shkatërruan vendin në këtë kohë pandemie.

Vaslili ka publikuar videon e mjekut Pëllumb Pipero, i cili u pyet nga gazetari Çim Peka për emrin e drejtuesit të Komitetit të Ekspertëve, që sipas Edi Ramës, është ky komitet që vendos për lehtësimin apo shtrëngimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit. Por Pipero u shpreh se nuk i takon atij të flasë me emra.

Postimi i plotë i Vasilit në Facebook

Vetëm Edi Rama i ka marrë vendimet dhe jo ekspertët!!

Në 29 prill kam thënë ne REAL STORY i intervistuar nga gazetari Sokol Balla:

“Ç’të them kur akoma edhe sot që flasim nuk dimë përbërjen e grupit të ekspertëve të komitetit për COVID 19 dhe kush është Kryetari i grupit të ekspertëve. Ti nuk e ke as Kryetarin dhe as grupin? Minimumi do kishte dalë emri i Kryetarit. Ky komitet që ndihmon në vendimmarrje, ti vetë si gazetar s’ke as edhe një raport të grupit të ekspertëve mbi bazë të të cilit qeveria merr vendime. Ky është një sakatllëk”.

Shiheni VIDEON dhe binduni që i vetmi pergjegjes për vendimet e marra që shkatërruan vendin është Edi Rama.

Ekspertët nuk i ka begenisur fare as që t’i degjojë xhagajduri në krye të qeverisë që qeveris nga FB.

/ In News / By Admin / Comments Off on Vasili nxjerr videon: Rama, i vetmi përgjegjës për vendimet e marra që shkatërruan vendin