Vasili: Raporti i OSBE-ODIHR vulosi përfundimisht shkatërrimin e shtetit nga rilindja antishtet

Nënkryetari i LSI –së Petrit Vasili ka dhënë sot një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së në lidhje me raportin e OSBE-ODHIR-it. “Raporti i OSBE ODIHR lidhur me votimet moniste të 30 qershorit, vulosi përfundimisht shkatërrimin e shtetit nga rilindja antishtet. Vulosi gjithashtu dhe shkatërrimin e shtetit në çdo nivel të tij duke pohuar dhe provuar këtë fakt tepër të rënd për të sotmen dhe për të ardhmen shumë vjeçare të vendit. Raporti i OSBE ODIHR-it për votimet moniste të 30 qershorit është pa asnjë dyshim autopsia e kufomës politike shtet që krijoi Edi Rama dhe rilindja antishtet. Ky raport, është sigurisht vula e votimeve më të turpshme dhe faqja më e zezë e shkruar ndonjëherë në pluralizmin shqiptar. Përfundimisht, të gjitha pushtetet në Shqipëri janë pushtuar nga kapja, degradimi dhe korruptimi i tyre prej rilindjes si pjell e antishtetit. Zgjedhjet e 30 qershorit ishin të pa ligjshme, antikushtetuese, në kundërshtim me dekretin e presidentit i cili ka fuqinë e ligjit.”-u shpreh Vasili

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetar dhe qytetare,
Jemi sërish në këtë komunikim së bashku në reflektim të situatës shumë të rënd të udhëkryqit të rrezikshëm ku ka hyr vendi. Raporti i OSBE ODIHR lidhur me votimet moniste të 30 qershorit, vulosi përfundimisht shkatërrimin e shtetit nga rilindja antishtet. Vulosi gjithashtu dhe shkatërrimin e shtetit në çdo nivel të tij duke pohuar dhe provuar këtë fakt tepër të rënd për të sotmen dhe për të ardhmen shumë vjeçare të vendit. Raporti i OSBE ODIHR-it për votimet moniste të 30 qershorit është pa asnjë dyshim autopsia e kufomës politike shtet që krijoi Edi Rama dhe rilindja antishtet. Ky raport, është sigurisht vula e votimeve më të turpshme dhe faqja më e zezë e shkruar ndonjëherë në pluralizmin shqiptar. Përfundimisht, të gjitha pushtetet në Shqipëri janë pushtuar nga kapja, degradimi dhe korruptimi i tyre prej rilindjes si pjell e antishtetit. Zgjedhjet e 30 qershorit ishin të pa ligjshme, antikushtetuese, në kundërshtim me dekretin e presidentit i cili ka fuqinë e ligjit. OSBE ODIHR i vë vulën përfundimtare që vetëm gjykata kushtetuese është ajo që mund të marr në shqyrtim dhe të vendos për dekretet e presidentit dhe kërrkush tjetër në republikën e Shqipërisë. Për pasoj dekretet e presidentit janë në fuqi, janë detyruese për zbatim dhe data 13 tetor, është data e zgjedhjeve të publikuara nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Gjithashtu, dekreti i presidentit në një shkelje skandaloze, shumë të rënd dhe përgjegjësi të rënda penale të ligjit, është ende i pa botuar në fletoren zyrtare dhe gjithashtu kemi prokurorin e cila ende nuk ka filluar hetimet për çuarjen e përgjegjësve para ligjit. Megjithatë nga skaneri i raportit të OSBE ODIRH rezulton, që të gjithë pushtetet kanë rënë. Së pari, pushteti i administrimit zgjedhor i kryesuar nga KQZ-ja ka rënë pasi KQZ e cila ka qenë përgjegjësisht një administruese e pa kontestuar e procesit, është ajo udhëheqësja e puçit elektoral, antikushtetues për shkatërrimin e zgjedhjeve dhe konfirmimet në raport janë të shumta dhe shumë të qarta. Së dyti, pushteti gjygjësor është i kapur dhe i rënë. Ka rënë pushteti gjygjësor, ka rënë prokuroria dhe gjykata.
Ato janë kthyer në thjeshtë dhe vetëm në zgjatime të neveritshme dhe të telekomanduara të rilindjes antishtet të cilat çimentojnë pa ndërshkueshmërinë dhe mosndërshkimin e krimit zgjedhor e evidentuar qartë në raportin e OSBE-ODIHR. Së dyti, pushteti ekzekutiv, qeveria është kthyer në thjeshtë dhe vetëm në një sekt zgjatim të krimit që vjedh, kërcënon dhe shantazhon të gjithë qytetarët, nëpunësit dhe bizneset në funksion të gjallimit të saj të përditshëm dhe në funksion të grabitjes të pasurive shtetërore, parasë publike dhe shkatërrimit të interesave publike. Kjo qeveri kërcënon me vendin e punës deri edhe me ndihmën sociale të gjithë qytetarët pa asnjë përjashtim. Së katërti, pushteti I katërt apo media, media shqiptare si pushtet I katërt është nën terrorin e përditshëm të antishtetit të Edi Ramës dhe Rilindjes dhe ajo vetë po deformohet në mënyrë të mjerueshme duke u shndërruar thjeshtë dhe vetëm, në shumicën e saj, pra jo e gjithë media por në shumicën e saj, në një instrument desinformues, klientalist dhe për pasojë edhe të pavlerë. Raporti I OSBE-ODIHR për votimet e 30 qershorit është një dëshmi objektive, ligjore dhe e pa anëshme e këtyre votimeve që absolutisht janë më të turpshmet dhe më antiligjoret e të gjithë pluralizmit shqiptar. Për fat të keq, një element thelbësor që ka të bëjë me një element kyç siç është Reforma në Drejtësi bën që OSBE – ODIHR të pohojë që vetting-u I përdorur në mënyrë selektive, shantazuese dhe kërcënuese, ka qenë një mjet me të cilin është kontrolluar gjyqësori dhe vendimet përkatëse, qoftë institucionet e caktuara, qoftë dhe Kolegji Zgjedhor të cilët nën trysninë e vetting-u selektiv dhe jo të drejtë e ligjor, kanë vepruar nën këtë presion për të dhënë vendime në favor të qeverisë. Megjithëatë më qartë se çdo gjë tjetër, flasin vetë ato që OSBE-ODIHR ka konstatuar të cilat unë po I rilistoj ashtu sikurse janë paraqitur. Që në fillim OSBE-ODIHR pohon që u shkatërrua besimi I publikut te legjitimiteti I zgjedhjeve, pohon që administrate e një anëshme zgjedhore minoi besimin e publikut te procesi zgjedhor, që zgjedhjet lokale u morën pa mbajtur në konsideratë interesin e elektoratit po thjeshtë bërjen e një pale zgjedhjesh. Votuesve shqiptarë i’u mohua e drejta që të zgjidhnin në 30 qershor midis alternativave. Punonjësit e administratës publike u vendosën nën presion politik. Votimet e 30 qershorit u zhvilluan nën klimën a pasigurisë juridike. Zgjedhjet u mbajtën në terren të një krize të rëndë politike dhe institucionale.
Gjykata Kushtetuese pohon qartë dhe prerë OSBE-ODIHR është organi i vetëm që vendos mbi kushtetutshmërinë të dekreteve Presidenciale. Në listat e zgjedhësve thotë OSBE-ODIHR u konstatua ndjeshëm shkrime identike që janë provë e votimit nga të tjerë, votimi i manipuluar, votë e vjedhur e deformuar nga komisione të njëanshme të militantëve dhe celulave socialiste. Vazhdon OSBE-ODIHR, KQZ interpretoi ligjin në mënyrë të paqëndrueshme dhe në një mënyrë tepër të zgjeruar duke cënuar sigurinë juridike, vazhdon në lidhje me KQZ. Mos pranimi nga KQZ të komisionerëve të opozitës ishte i paligjshëm dhe e la administratën zgjedhore politikisht të pa balancuar. Të nderuar qytetarë e përkthyer në duar të babëzisë elektorale të rilindjes. Vazhdon OSBE-ODIHR sërisht, KQZ vonoi publikimin e vendimeve duke cënuar transparencën, njëkohësisht KQZ regjistroi partinë Bindja Demokratike dhe kandidatët e saj në mënyrë të paligjshme, ka pasur mungesë të paanshmërisë të KQZ pra do të thotë vendime partizanësh, militante të rilindjes dhe Partisë Socialiste. Vazhdon OSBE-ODIHR një konstatim shumë të rëndë, gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor të ndikuar në pavarsinë e tyre për shkak të vetingut. Pra presioni me vettingun i impononte për të dhënë ato vendime të paligjshme në favor të rilindjes e Partisë Socialiste. Punonjësit e administratës publike vazhdon OSBE-ODIHR nën presion të drejtpërdrejtë për pjesëmarrjen në zgjedhje, qytetarët u kërcënuan me largim nga puna apo dhe heqjen e ndihmës sociale, vazhdon OSBE-ODIHR. Mos veprimi i organit të Prokurorisë për ndëshkimin e krimeve zgjedhore, Prokuroria asnjë procedim për krimet zgjedhore. Prokuroria sërisht mungesë hetimesh penale duke konsoliduar pa ndëshkueshmërinë për krimet elektorale të të kaluarës. Këto janë konstatimet e drejtpërdrejta të OSBE-ODIHR të cilat për Lëvizjen Socialiste Për Integrim në një ditë shumë të rëndësishme të saj siç është 15 vjetori i Lëvizjes Socialiste Për Integrim e themeluar në 6 Shtatorin e 2004 mbeten jetike edhe sot, pasi LSI lindi në 6 Shtator 2004 nën moton e një Shqipërie e cila duhet të integrohen në Europë dhe duhet të ishte e barabartë me të gjithë shtetet e tjera Europiane, u ngrit mbi kauzën e ngritjes së institucioneve të forta dhe jo të individëve të fortë, u ngrit mbi kauzën e një sistemi juridik dhe shteti të së drejtës dhe jo partisë pronë e drejtësisë dhe gjithë shtetit, u ngrit në kauzën qytetarët zgjidhin gjithçka, problemet e tyre duke pasur referencë ligjin dhe jo qefet e individëve partiakë dhe jo vetëm. U ngrit nën frymën e palëkundshme të palëvizshme, të vendosur se na duhet një Shqipëri ndryshe ku qytetarët e kanë fjalën e tyre dhe nuk janë uzurpatorët që kanë fjalën e tyre. Ndaj dhe në këtë 15 vjetor të LSI-së këto kauza vazhdojnë të mbeten aktuale dhe ne do të vazhdojmë të mbetemi të palodhur, të palëkundur e të pa epur në mbrojtjen e tyre deri në fund dhe këtë ditë celebrative për Lëvizjen Socialiste Për Integrim e kemi një herazi një ditë reflektimi për këto ngjarje kaq të rënda të cilat dhe raportet e fundit të OSBE-ODIHR na e ka vënë në dispozicion për një reflektim madhor mbarëkombëtar.
Faleminderit të gjithëve.

/ In News / By Admin / Comments Off on Vasili: Raporti i OSBE-ODIHR vulosi përfundimisht shkatërrimin e shtetit nga rilindja antishtet