Vasili: Rumania shembulli ekselent për Tao-n dhe Tao-t!

NënKryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas ngjarjeve të fundit duke krahasuar vendin tonë me Rumaninë ku Presidenti i vendit i doli në mbrojtje Kushtetutës duke se ky është shembulli ekselent për Tao-n dhe Tao-t.
Në një postim në Facebook Vasili shton se Presidenti pas reagimeve për mbrojtjen e Kushtetutës ka marrë më shumë vota se mandatin e parë.
Postimi i plotë
Rumania shembulli ekselent për Tao-n dhe Tao-t!
Meqënëse Tao & co duan një shembull nga një vend i BE dhe anëtar i NATO-s, se si Presidenti ngrihet në lartësinë e misionit mbrojtjës Kushtetutës dhe sundimit të ligjit duke u përballur me qeverinë e kapur nga krimi atëherë po i japim Rumaninë.
Për Tao-n është edhe më e lehtë falë rumunçes, që e njeh jo vetëm se i duhej për shkollë, por edhe për të tjera….punë!
Tre vjet më parë Presidenti Iohannis në krye të dhjetëra mijëra qytetarëve rumunë deklaronte:
“Një bandë politikanësh me probleme kriminale dëshiron të ndryshojë ligjin në Rumani dhe të dobësojë sundimin e ligjit. Kjo nuk mund të lejohet. Është e papranueshme të ndryshohet legjislacioni në mënyrë që dhjetëra apo qindra politikanë me probleme ligjore të pastrojnë të dhënat penale dhe të vazhdojnë veprimet e tyre të gabuara. Rumunët janë indinjuar me të drejtë,” hoshte Iohannis në shesh.
Liviu Dragnea në atë kohë Kryetar i partisë në pushtet dhe njëherazi Kryetar i Parlamentit rumun deklaroi për veprimet e Presidentit Iohannis se:
“Një fillim grushti shteti. Presidenti ishte jashtë ligjit sot, duke synuar avantazhe politike personale dhe duke kërkuar shmangie kushtetuese”.
Populli rumun që e kishte votuar ne mandatin e parë Presidentin me 53% të votave e votoi ne mandatin e dytë me 66% të votave sepse Presidenti Iohannis u vu në krah të popullit dhe Kushtetutës.
Ja në Foto Presidenti Iohannis në mes te mijëra protestuesve.