Vasili: “Shqipëria është tradhëtuar e shitur me kohë nga Edi Rama si në planin politik, ekonomik dhe shoqëror.”

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili nëpërmjet një statusi në Facebook u shpreh se Shqipëria është tradhëtuar e shitur me kohë nga Edi Rama si në planin politik, ekonomik dhe shoqëror.

Rama përfundimisht një Kartë e Djegur edhe në Kosovë! Shqipëria është tradhëtuar e shitur me kohë nga Edi Rama si në planin politik, ekonomik dhe shoqëror. Kjo tradhëti ka prodhuar kapjen e shtetit, rrënimin ekonomik me koncesione dhe administrim kriminal të financave të shtetit dhe shpopullimin dhe boshatisjen demografike tragjike të vendit. Ndaj përpara shqiptarëve prej kohësh Edi Rama është një Kartë e Djegur. Por duke gjalluar ende në karrigen e kryeministrit Rama shpërdoroi antikombëtarisht edhe atributet e përfaqësimit shtetëror të Shqipërise ku kryeprioriteti dhe kryeçështja është dhe mbetet Kosova. I palodhur në futjen e thikave pas shpine Kosovës Rama nuk ka përfaqësuar në asnjë rast shqiptarët dhe atë, që ata duan për Kosovën, por ka përfaqësuar të kundertën dhe saktesisht atë që duan armiqve më të egër të saj. Padia ndaj Haradinajt ishte akti i fundit i projektit të tradhëtise ndaj Kosovës nga Rama, e filluar me ndarjen e kufijve dhe e vazhduar me Minishengenin e të tjera akte të dukshme e të padukshme… Akti ndaj Haradinajt ishte emblematik për nga urrejtja dhe shpirtshitja e Ramës. Akti ndaj Haradinajt ishte çjerrja e plotë e maskës hipokritë të Ramës. Akti ndaj Haradinajt shuajti çdo dilemë dhe provoi rolin aktiv dhe të ligë të Ramës në projektin anti Kosovë. Pas këtij akti Edi Rama është përfundimisht një Kartë e Djegur edhe në Kosovë.

/ In Archived Articles, News / By Admin / Comments Off on Vasili: “Shqipëria është tradhëtuar e shitur me kohë nga Edi Rama si në planin politik, ekonomik dhe shoqëror.”