Vasili: Shqiptarët në Kakavijë digjen, KM krihet e kridhet!

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi për situatën e krijuar në lidhje me situatën e krijuar në Kakavijë. Vasili shkruan se në rrugë, në mes të vapës përvëluese janë shqiptarë vëllezërit, motrat, vajza e djem, që punojnë e robtohen dhe ndihmojnë edhe njerëzit e tyre në Shqipëri të cilët qeveria i ka lënë pa bukë.

Postimi;

Shqiptarët në Kakavijë digjen, KM krihet e kridhet!

KM i kërkohet sot të lërë kredhjet në det dhe krehjen politike në FB e Twiter dhe të përballet me dramën humanitare në Kakavijë.

Kakavija është në Shqipëri dhe jo në fund të globit.

Në rrugë, në mes të vapës përvëluese janë shqiptarë vëllezërit, motrat, vajza e djem, që punojnë e robtohen dhe ndihmojnë edhe njerëzit e tyre në Shqipëri të cilët qeveria i ka lënë pa bukë.

KM drejton qeverinë dhe gjithçka që nga logjistika dhe deri tek paratë për të ndihmuar shqiptarët në mes të rrugës e në vështirësi.

Ndaj atij dhe vetëm atij do t’i kërkohet zgjidhja e kësaj situate.

KM ka zgjedhur të japë si ndihmë një postim në FB sepse ka mbaruar si KM.

Sot çdo shqiptar ndihet shumë keq që paratë e taksave të tyre janë me duart e një KM që s’lëviz as gishtin në këtë ditë halli.

S’ka më KM ka veç një mumje impotente që belbëzon në FB.

Shqiptarëve një KM si ky nuk ju duhet gjëkundi!

/ In News / By Admin / Comments Off on Vasili: Shqiptarët në Kakavijë digjen, KM krihet e kridhet!