Vasili: Zhgënjimi i një ideali! Si KED u kthye në vegël të Edi Ramës për kapjen e drejtësisë (VIDEO)

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka publikuar një video informuese që tregon sesi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, institucion kryesor për reformën, ka shkelur ligjin dhe ka abuzuar me të drejtën e përzgjedhjet se kandidatëve.

Vasili shprehet se si një prej anëtarëve të reformës në drejtësi ndjehet i zhgënjyer që institucionet e reja të drejtësisë kanë tradhtuar besimin e qytetarëve që në nisje të reformës.

Postimi i plotë: 

Zhgënjimi i një ideali!(VIDEO).

Si një anëtar i Komisionit të reformës në drejtësi, që lindi me qëllime krejt të tjera për ta pastruar drejtësinë dhe depolitizuar atë sot ndjej vetëm zhgënjim.

Kur shoh sot se si Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që u bllokua nga rilindja dy vjet derisa në krye të vihej Dvoran-partia është shndërruar në një vegël qorre për të kapur Gjykatën Kushtetuese, sërish ndjej zhgënjim të thellë.

Të gjithë anëtarët socialistë të Komisionit të Reformës në Drejtësi duhet të skuqen sot, që i tradhtuan kaq pacipësisht shqiptarët, që i zhgënjyen dhe u bënë autorë të kapjes më të neveritshme dhe të rrezikshme të drejtësisë.

Shiheni VIDEON që të kuptoni shndërrimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me vegël qorre të kapjes së drejtësisë nga Edi Rama dhe qeveria.

/ In Archived Articles / By Admin / Comments Off on Vasili: Zhgënjimi i një ideali! Si KED u kthye në vegël të Edi Ramës për kapjen e drejtësisë (VIDEO)