Vizita në SHBA, Kryemadhi pritet nga zyrtari i lartë i DASH

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi prej disa ditësh ndodhet në SHBA ku po organizon takime me komunitetin shqiptar atje dhe jo vetëm.
Ditën e sotme ajo është pritur nga Drejtori i Zyrës për Europën Jugore e Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik.

Këtë e ka treguar vetë znj. Kryemadhi në faqen e saj në Facebook.

POSTIMI:

Me David Kostelancik, Drejtorin e Zyrës për Europën Jugore e Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Shkëmbyem mendime për zgjidhjen e krizës. 🇦🇱 🇺🇸