Xhixho: Vendimi i Këshillit të Bashkimit Europian ishte “Po “ për shqiptarët dhe kushte të shtuara për t’u plotësuar për qeverinë

NënKryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar pas vendimit të BE për hapjen e negociatave për Shqipërinë duke thënë se ky vendim ishte një “Po” për shqiptarët dhe kushte të shtuara për qeverinë.

Në një postim në Facebook, ish-zv.ministrja e Integrimit thekson se padyshim ishte një PO për Shqiptarët dhe që Bashkimi Europian është në krah të qytetarëve shqiptar në ëndrren e tyre europiane.

Postimi i plotë

Vendimi i Këshillit të Bashkimit Europian ishte “Po “ për shqiptarët dhe kushte të shtuara për t’u plotësuar për qeverinë.

Vendimi për hapjen e Negociatavs në parim midis BE dhe Shqiperisë ishte nje lajm i shumëpritur e shprese për gjithë shqiptarët në rrugëtimin tonë europian e sidomos kur ky lajm erdhi në këtë periudhë kaq të veshtirë kur jetojmë me pandeminë e koronavirusit.

Padyshim ishte një PO për Shqiptarët dhe që Bashkimi Europian është në krah të qytetarëve shqiptar në ëndrren e tyre europiane.

Por kjo “Po” nuk erdhi pa kushte sikundër ishte vendimi për Maqedonine e Veriut.
Dhe jo pak plot 15 kushte për t’u plotësuar nga qeveria shqiptare në menyrë që të fillohet konkretisht me hapjen e kapitujve që do negociohen .Plotesimi i ketyre kushteve do të jetë në një monitorim të rreptë nga Komisioni Europian.
Pra nga 9 kushtet e Bundestagut Gjerman që kishim vjet, këtë vit sërisht kushtet nuk plotësohen por ato shtohen në 15. Nderkohë le të mos harrojme që në 2016 kur për herë të parë Komisioni rekomandoj hapjen e negociatave kishim vetem 5.

Pa perfundimin e reformës zgjedhere , pa sistem drejtësie të pavarur dhe funksional që fillon me ngritjen e funksionimin sipas Kushtetutës së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, pa luftuar krimin e korrupsionin në të gjitha nivelet padyshim që nuk mund të kemi fillim të proçesit të negocimit i cili mbeti sërisht pa datë.
Prandaj kërkohet të lexohet me maturi e përgjegjshmëri ky dokument e sa më parë të fillohet me plotësimin e tyre.

Miq, jetojme kohëra tepër të vështira për ne e të dashurit tonë. Kjo PO e BE me kushte të shtuara, nënvizon ndër të tjera nevojën për reforma urgjente të shërbimit publik në Shqipëri.

Vetëm shteti dhe shërbimi publik mbi të gjitha shëndetsor i pakorruptuar dhe funksional mund ta ndihmojë popullin të dali nga kjo krizë, sidomos ata që jetojnë në situatat më vulnerabel në shoqerinë tonë,si të varfërit, minoritet, gratë, të cilët nuk mund të kenë ndihmën e nevojshme.

Dua të pergezoj dhe falenderoj gjithë qytetarët shqiptarë për solidaritetin dhe ndërgjegjshmerinë kolektive që po tregojnë në lufte kunder coronavirusit.
Falenderoj nga zemra dhe mirenjohje të thellë për tërë ata individë të angazhuar që garantojnë sot në linjë të parë shërbimet e bazës, të cilat mos harrojmë pjesa më e madhe janë gra e vajza, doktoresha, infermiere, farmaciste, punonjese të ushqimoreve, pastrimit, transportit e sigurisë publike.
#FALEMINDERIT #RriniNeShtepi

/ In Archived Articles, News / By Admin / Comments Off on Xhixho: Vendimi i Këshillit të Bashkimit Europian ishte “Po “ për shqiptarët dhe kushte të shtuara për t’u plotësuar për qeverinë